Yahoo, bordi refuzon Microsoft dhe Icahn
Kompania e informatikës Yahoo, nuk ka pranuar propozimin për t’i shitur Microsoft-it makinën e kërkimit, dhe t'i dorëzonte investitorit Carl Ichan pjesën tjetër të kompanisë. Sipas deklaratës së Yahoo, Microsoft dhe Icahn i kishin dhënë kompanisë vetëm 24 orë kohë për të shqyrtuar dhe pranuar propozimin e bërë. Por dy kompanitë e mëdha kishin bërë gjithashtu të qartë se nuk do të negocionin në lidhje me kushtet, të cilat përfshinin reformë të madhe në stafin e Yahoo, duke përfshirë edhe shkarkimin e bordit drejtues. Sipas Roi Bostok, kryetarit të bordit të Yahoo " Aleanca mes Microsoft dhe Ikan kërkon ta detyrojë kompaninë të shesë gjithë asetet e saj strategjike të kërkimit, nën kushte që janë me përfitim për Microsoft-in. Kjo është oferta e dytë nga Microsoft, i cili vetëm dy muaj më parë kërkoi sërish të bënte blerje asetesh nga yahoo. Drejtuesit e kompanisë thanë se propozimi ishte më i mire se ai paraardhës, por sërish linte për të dëshiruar. Mundësia për shitjen e Yahoo-së, bëri që Microsoft-it të bashkohej me Icahn, me synim shkarkimin e të gjithë bordit drejtues të kompanisë.