Gruevski po inicion zënka të reja me Sofjen
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Focus”, e cila është thirrur në burime të larta qeveritare. Ministri Janakievski ofroi dorëheqje në ditën e tragjedisë në Ohër, ku humbën jetën 15 shtetas bullgarë pas fundosjes se anijes “Ilinden”.
Sipas burimeve qeveritare bullgare, vendimi i Gruevskit ka qenë provokativ dhe i papërgjegjshëm. Opinioni i ekspertëve është se mospranimi i dorëheqjes do të rrezikojë në masë të madhe marrëdhëniet edhe ashtu jo të mira midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Eksperti i së drejtës penale, Osman Kadriu vlerëson se pikërisht kryeministri me sjelljen e tij mbanë përgjegjësi për mospranimin e dorëheqjes. “Dorëheqja e dhënë dhe më pas e refuzuar është një lojë që nuk do të shihet mirë në opinionin ndërkombëtar dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve Bullgarisë dhe Maqedonisë, edhe pse këto marrëdhënie nuk janë në nivelin e duhur.
Kryeministri i cili nuk pranon një dorëheqje ai vetë futet në mënyrë indirekte në përgjegjësi politike”, ka theksuar Kadriu. Ndërkohë pritet edhe reagimi zyrtar i Sofjes, për të vlerësuar mospërgjegjësinë e krerëve shtetëror maqedonas për tragjedinë e Ohrit.(INA/start)