SHBA marrëveshje prej 13 milionë $ me Kosovën
Marrëveshja kap shumën prej rreth 13 milionë dollarësh. Me këtë rast, ambasadori i SHBA-ve, Kristofer Dell, tha se kjo është një marrëveshje e rëndësisë së veçantë, e nënshkruar ndërmjet dy vendeve sovrane. Ai premton se përkrahja dhe ndihma amerikane për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, ministri Hyseni pasi falënderoi ambasadorin Dell për përkrahjen që kanë dhënë dhe po japin qeveria dhe populli amerikan për Kosovën, theksoi se kjo ndihmë do të përdoret për të ndërtuar struktura të qëndrueshme ligjore dhe për zbatimin e ligjit, si dhe do të jetë në shërbim të një shoqërie të drejtë dhe të lirë. Institucionet e vendit janë të përkushtuara në realizimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë, ndërsa në këtë rrugë besojnë dhe llogarisin në ndihmën e miqve.
"Duke qenë miku ynë më i madh, ne mbetemi thellësisht të përkushtuar për të kultivuar tutje miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga përpara do të jetë e gjatë dhe mund të mos jetë përherë e lehtë, por ndërsa në punën tonë ne udhëhiqemi nga parime dhe ideale fisnike që për qëllim final kanë një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të drejtë dhe të lirë - gjithmonë, e nesërmja do të jetë një ditë më e mirë", theksoi Hyseni.