E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: OSBE-ja raport më të mirë për zgjedhjet

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se raporti është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera në rajon dhe në Evropë.

 "Natyrisht evidenton një seri të metash, shprehet qartë se zgjedhjet nuk shfrytëzuan përmbushjen e standardeve më të larta demokratike. Të gjithë rekomandimet do të shikohen me seriozitetin më të madh në programin e qeverisë sime, do konsultohen një nga një për të dhënë përgjigjen më të mirë", tha ndër të tjerash Berisha.

Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje Edi Ramën të heqë dorë nga bojkoti, pasi vendi i partisë së tij është në parlament. “Ftoj kryetarin e PS, Edi Rama të lexojë këtë raport, të heqë dorë nga skenare virtuale, nga dhunime inekzistente dhe nga shpikjet. Shpresoj qe ky raport ta bindë zotin Rama, se vendi i deputetëve të tij është në parlament”, shtoi Berisha. Ai tha më tej se ky është raporti më i mirë që është bërë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri.

“Ky është raporti më i mirë që është lëshuar për zgjedhjet në Shqipëri, është i ngjashëm me raportet e vendeve të tjera. Evidentohen një seri të metash e problemesh, thuhet se nuk u shfrytëzuan potencialet e Shqipërisë për të arritur standarde të larta por standardet duan kohë për të arritur lartësinë maksimale. Në programin e qeverisë do të konsiderohen një më një cdo sugjerim apo problematikë e evidentuar nga OSBE/ODIHR” u shpreh kryeministri Berisha.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›