E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski:Greqia sërish do të bllokojë integrimin e vendit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski, ka deklaruar se Brukseli është i informuar se Greqia sërish do ta bllokojë integrimin e Maqedonisë.

"Maqedonia e ka më se të qartë se fillimi i bisedimeve është ndaluar nga ana e Greqisë dhe se nga ata varet se do të fillojmë me bisedimet ose jo, kështu që edhe këto deklarata janë në frymën se fillimisht duhet të zgjidhet problemi me emrin që ne të mund të fillojmë me bisedimet dhe shihet qartë se ata janë informuar se Greqia do t'i bëjë një bllokadë të re Maqedonisë", deklaroi Gruevski

Ai tha se Maqedonia si shtet dhe qeveria që drejton ai, mbeten edhe më tej të përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje, por me kusht që ajo mos të prek identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›