E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grumbullimi në Antalia, ja “zboristët”

Vetëm dy prej futbollstëve të grumbulluar luajnë jashtë vendit, Emiliano Vila (Lokomotiva e Zagrebit) dhe Vasil Shkurtaj që luan tek Olimpiakosi. Ndërkohë që pjesa tjetër aktivizohen me ekipe të Superligës dhe të kategorisë së parë në kampionatin tonë.Po kështu, bie në sy fakti që pjesa më e madhe e elementëve janë nën 21 vjeç. Përjashtim bën kapiteni i Dinamos, Arjan Pisha. 32-vjeçari shihet nga Kuzhe si një alternativë e mundshme afatshkurtër në qendër të mbrojtjes, në pritje të Mërgim Mavrajt.Zbori do të zhvillohet në Antalia të Turqisë prej datës 3 deri më 10 janar dhe ka si objektiv kryesor gjetjen e elementëve të rinj që në të ardhmen mund të jenë pjesë e skuadrës së parë, në kuadër të rinovimit të përfaqësueses kuqezi për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012.Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:1.     Shpëtim Moçka         Flamurtari2.     Sulejman Hoxha        Apolonia3.     Andi Lila                      Tirana4.     Maringlen Shoshi     Apollonia5.     Franc Veliu                 Flamurtari6.     Arjan Pisha                Dinamo          7.     Olsi Gocaj                   Kastrioti8.     Ditmar Bicaj               Tirana9.     Klodian Samina        Gramozi10. Gentian Muça              Dinamo11. Emilian Veliaj              Laçi12. Sabien Lilaj                 Tirana13. Jetmir Sefa                Tirana14. Emiliano Vila              Lokomotiva Zagreb15. Gjergji Muzaka          Tirana16. Elis Bakaj                    Dinamo17. Vasil Shkurtaj            Olimpiakos18. Odise Roshi               Flamurtari19. Sokol Cikalleshi        Besa20. Bekim Bala                Vllaznia                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›