E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Berisha gënjeu për shpërblimet

Ai deklaroi se Berisha po ju jep shumë më pak shpërblim pensionistëve se sa iu është dhënë në vitin 2004. “Çfarë kartoline të vitit të ri ka qeveria e Sali Berishës për 70 mijë familjet e bizneseve të vegjël? Përfshirje në skemën e TVSH-së, shtrenjtim të energjisë elektrike me 22 % dhe sipas projektit më të fundit dy kasa regjistruese.  Edhe pensionistëve Sali Berisha po u jep një shpërblim 30 % më të ulët se shpërblimi që kanë marrë para 5 vjetësh, në vitin 2004”, theksoi ai. Beqja shtoi se më shumë se gjysma e fondit të shpërblimit për pensionistët formohet nga detyrime ligjore të papërmbushura. “Njeriu që kemi për kryeministër nuk ka mbajtur premtimet për asnjë nga këto grupe të shoqërisë. Ndërkohë fqinjët marrin nga qeveritë e vendeve të tyre si dhuratë për krishtlindjet dhe vitin e ri lëvizjen pa viza në hapsirën shengen, shqiptarët marrin nga ky kryeministër që gënjen dhurata të hidhura si shtrenjtimi i energjisë dhe  shtrenjtimin e cmimeve”, nënvizoi.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›