Fluks emigrantësh në pikat kufitare me Greqinë
Edhe pse sportelet në doganën e Kapështicës janë në kapacitet të plotë, duket se nuk po e përballojnë dot fluksin e madh. Në anën tjetër të kufirit, radha e emigantëve ka arritur në rreth 1 km, ndërkohë që pala greke punon me katër sportele. Pala shqiptare në këtë pikë kalimi kufitar punon me tetë sportele. Edhe në doganën e Kakavijës radhët janë të gjata, kryesisht në anën greke të kufirit. Nga informacionet e fundit, bëhet e ditur se nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 4500 shtetas.