E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grumbullohet Milani, tifozët kundër drejtuesve

Futbollistët janë grumbulluar rreth mesditës në Milanelo, ndërkohë që gjatë mbërritjes së tyre, tifozët kanë mbështetur me duartrokitje Ronaldinjon. Në orën 16:00 është parashikuar stërvitja e parë për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri.

Jashtë ndërtesës ku është zhvilluar takimi, qindra tifozë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për lojtarët dhe trajnerin, por kanë sulmuar me kore dhe parrulla drejtuesit. Në veçanti presidentin Silvio Berluskoni. Tifozët kërkojnë nga numri një i klubit të mos shesë yjet e skuadrës dhe të investojë për të sjellë të tjerë.

Ndërkaq, me anë të një komunikate në faqen e internetit, Milani ka bërë të ditur zyrtarisht blerjen e mbrojtësit grek Sokratis Papastatopulos nga Xhenova. Si pjesë e marrëveshjes janë transferuar në ekipin kuqeblu në formë huazimi disa lojtarë të ekipit të të rinjve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›