Guardiola e lë të lirë, "topi" në fushën e Ibrës
Gjatë kohëve të fundit në shtypin spanjoll kanë qarkulluar zëra që aludonin se ishte tekniku katalanas ai që nxiste divorcin e suedezit me klubin. Por pas takimit të djeshëm kokë më kokë mes Guardiolës dhe Ibrës, duket se situata është qartësuar.
“Nuk kam folur as me Joan Laportën, as me presidentin e ri për mundësinë e shitjes së Ibrahimoviçit. Ai mund të vendosë vetë të ardhmen e tij. Sipas meje, vjet Zllatani pati një sezon të mirë, por është ai së bashku me agjentin, që do të vendosë se çfarë do të bëjë”, pohoi Pep Guardiola.