E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grup ekspertesh ne ndihme te Greqise

Ekspertë dhe konsulentë ndërkombëtarë do të shkojnë në greqi për të mbështetur qeverinë në reformat kundër krizës. Është ky propozimi franko-gjerman i zbuluar nga burime europiane për agjencinë ANSA. përveç ekspertëve flitet edhe për një llogari të vencantë ku do të derdhen ndihmat për greqinë. Sipas këtij propozimi pritet që të rikuperohet besimi i investitorëve të huaj për Athinën. Por burimet sqarojnë se ky grup ekspertësh nuk ka lidhje me ndihmat financiare apo fonde të reja. Mes këtyre ideve bëhet fjalë edhe për një llogari të bllokuar, si një platformë transkasionesh për pagimin e kësteve të ndihmës si dhe të iniciativave për të promovuar rritjen dhe punësimin, propozime këto në mbështetje të Greqisë në situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Sipas të njëjtave burime tashmë nuk është më një sekret që Greqia nuk ka përfunduar të gjithë programin, ka shumë probleme në mekanizmin e programit politik dhe administrativ. Një ligj votohet thuhet më tej por për tu aplikuar gjërat nuk funksionojnë mirë. Këto propozime kanë si objektiv edhe një nxitje të privatizimeve shpjegon burimi. Mungesa r besimit tek Greqia është e madhe, ka një bllokim të madh të investimeve, jo vetëm në tregun financiar por edhe në industri, në turizëm dhe në të gjithë sektorët. Përveç reformave që janë të nevojshme si dhe shqyrtimeve në vijim shkruan Ansa, shtylla franko-gjermane po përpiqet të gjejë mënyrën se si mund ta ndihmojë Athinën të rifitojë besimin e investitorëve të huaj. Ndërkohë që janë përgënjeshturar deklaratat mbi arritjen e marrëveshjes qeveri-trojkë. Kreu i BQE, Draghi, si dhe ai i Bundesbank Joerg Asmussen dhe kryefinancieri gjerman Wolfgang Schaeuble kanë sqaruar se nuk ka ende një marrëveshje të tillë, pasi nuk u arrit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›