Grup i përbashkët hetimi për krimin ndërkombëtar, Shqipëria dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe

Shqipëria dhe Spanja kanë nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme.
Marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez.
/rtsh.al/