E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partia e Lirisë: Të anulohet menjëherë koncesioni për Parkun Kombëtar të Butrintit

Partia e Lirisë kërkon anulimin e menjëhershëm të koncesionit për Parkun Kombëtar të Butrintit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh sot se dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit, Richard Hodges, “është një akt i lartë tradhtie kombëtare i Edi Ramës!”.

Sipas Blushit, “urrejtja e madhe ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nxjerrja në ankand e kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkatërrimi në Tiranë, Durrës dhe në të gjitha qytetet e vendit të simboleve tona kombëtare dhe së fundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Richard Hordes, provojnë qartë se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një Esad Pashë i ri”.

“Kërkojmë me forcë nga Qeveria të anulojë menjëherë koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Parkut Kombëtar të Butrintit!”, deklaroi Blushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›