E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi rrëzoi ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, PD drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike ka kundërshtuar rrëzimin nga ana e Kuvendit të kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike.

Ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojë se deri në çfarë mase ka të drejtë shumica parlamentare të vlerësojë nivelin e respektimit të parimeve kushtetuese në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor të Kuvendit nga jo më pak se 1/4 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe nëse ka të drejtë shumica parlamentare që pa ofruar asnjë propozim a formulim alternativ, të rrëzojë një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, për shkak se pretendon mosrespektimin e parimeve kushtetuese.

Opozita ka kërkuar ngritjen e 4 komisioneve hetimore, për zgjedhjet e 25 prillit, për çështjen “Beketi”, për ligjin e investimeve strategjike dhe inceneratorët, ky i fundit komisioni i vetëm për të cilin u vu në funksion.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›