E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupe ne PS kunder rikandidimit te Rames per Bashkine

Pas Agollit Islamit e Bellos edhe Kodheli kunder rikandidimit. Rama duhet te merret me partine e la pas dore

Rikandidimi i mundshem i kreut te Partise Socialiste dhe njekohesisht kreut aktual te Bashkise se Tiranes Edi Rama per here te katert radhazi ne krye te kesaj bashkie duket se nuk ka mbeshtetjen e duhur brenda selise roze. Ne fakt kur kete here pritej nje emer tjeter nga opozita si kandidature per bashkine me te madhe ne vend kjo e mbeshtetur edhe ne deklaraten e disa koheve me pare nga Rama e cila nenkuptonte terheqjen e tij duket se prononcimet e fundit te liderit socialist dhe te disa perfaqesuesve te selise roze e aleateve te majte tregojne te kunderten. Rikandidimi i kryesocialistit tashme po kthehet gjithmone e me shume ne nje fakt real. Por ajo qe eshte vene re kohet e fundit eshte nje mungese e madhe mbeshtetjeje qe po has Rama brenda PS-se per kete rikandidim te tij. Disa perfaqesues te larte te selise roze jane shprehur hapur kunder rikandidimit te tij per here te katert si kryetar i Bashkise se Tiranes. Nje nder keta emra eshte ai i deputetes se PS-se Mimi Kodheli e cila ne nje dalje te saj publike vetem dy dite me pare eshte shprehur kunder rikandidimit te kreut aktual te bashkise se Tiranes Edi Rama. Sipas saj kryesocialisti nuk duhet te rikandidoje me si kryetar per bashkine me te madhe ne vend por duhet te merret me forcen politike qe ai drejton prej pese vjetesh. Kjo pasi mbartja e dy posteve njekohesisht per Ramen sipas Kodhelit con ne mungesen e perkushtimit total te tij ndaj forces me te madhe opozitare. Nje mendim i tille pra kunder rikandidimit te kreut socialist nuk shprehet per here te pare nga deputete te selise roze madje ato perbejne nje grup te konsiderueshem brenda kesaj force. Keshtu nje prej tyre eshte deputeti socialist Kastriot Islami i njohur edhe si nje kundershtues i politikes se ndjekur nga kryesocialisti i cili ka shprehur me kohe mendimin e tij kunder rikandidimit te Rames si kryetar bashkie. Ne nje deklarate publike te tij te disa koheve me pare Islami shprehej Rikandidimi mund te jete i pershtatshem per Ramen por jo plotesisht per PS-ne perkundrazi ai mund te jete me pasoja jo fort te pelqyeshme per socialistet po ti referohemi zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013. Po ashtu edhe per banoret e kryeqytetit te cilet nga 2005 kane per kryetar te bashkise se tyre nje person qe me shume leviz neper Shqiperi per tu bere kryeminister sesa nje kryetar bashkie ne krye te puneve te bashkise - kishte thene Islami. Gjithashtu edhe deputeti tjeter Marko Bello ne nje prononcim te tij te meparshem ishte shprehur se do te ishte shume mire nese Rama nuk do te kandidonte per here te katert pasi sipas tij keshtu ai do te ishte nje kryetar partie i fokusuar me shume tek partia sesa tek Bashkia e Tiranes. Ketij grupimi brenda PS-se i cili eshte shprehur hapur kunder rikandidimit te Rames per kryetar te bashkise me te madhe ne vend iu bashkua dy dite me pare edhe nje prej socialisteve me veterane Dritero Agolli. Sipas tij ne situaten aktuale politike do te kerkohet me shume angazhim ne parti dhe nese Rama aspiron te behet Kryeminister duhet qe ti perkushtohet krejtesisht PS-se. Une mendoj se nese duhet te rikandidoje per mandatin e katert ne bashki ai duhet te lere partine - u shpreh Agolli. Ne kete menyre duke parashtruar vetem disa prej deklaratave te deputeteve dhe anetareve te shquar te PS-se te cilet kane dale hapur kunder rikandidimit te Rames per here te katert radhazi si kryetar bashkie mund te themi se kreut socialist ndryshe nga radhet e tjera kur ka kandiduar kesaj here i mungon dukshem mbeshtetja e brendshme nga selia roze. Shume prej deputeteve socialiste mendojne se Rama me kete rikandidim nuk po i ben mire PS-se perkundrazi sipas tyre me rikandidimin e mundshem te tij lideri i opozites po i dergon socialistet drejt nje humbje te mundshme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithate mbetet per tu pare nese Rama me gjithe keto kundershti ndaj rikandidimit te mundshem te tij do te jete perseri i vendosur per te qene serish ai per te katerten here radhazi kandidatura e opozites per kryetar bashkie ne Tirane. Veshtiresia ne rikandidim vjen jo vetem prej zerave kunder linjes zyrtare te PS-se po edhe prej nje pjese te mire te perfaqesuesve socialiste te cilet e shohin si jo gjetur rikandidimin per nje mandat te katert te kreut Rama per Bashkine e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›