PD gati kandidaturat per 8 majin. Berisha Me te miret

Zgjedhjet e 8 majit procesi i perzgjedhjes drejt finalizimit. Berisha Po bejne perzgjedhjen me te shkelqyer per qytetaret
Demokratet po shkojne drejt finalizimit te procesit te perzgjedhjes se kandidateve qe do te konkurrojne ne zgjedhjet e 8 majit. Strukturat e PD-se ne rrethe i kane dorezuar Keshillit Kombetar propozimet per te gjitha qarqet emrat qe do te garojne perballe kandidateve te PS-se me daten 8 maj. Do te jete forumi i larte demokrat Keshilli Kombetar i PD-se i cili do te perzgjedhe me pas listen finale te kandidateve nderkohe qe kryesia ne baze te statutit te kesaj partie ka te drejte te nderhyje per ndryshime ne listen e kandidateve. Lideri i PD-se Sali Berisha konfirmoi dje se procesi po shkon drejt fundit nderkohe qe garantoi se nga baza e partise po zgjidhen me te miret per garen e 8 majit. Shume shpejt do ti mesoni dhe ju garantoj qe strukturat e Partise Demokratike se bashku me qytetaret po bejne perzgjedhjet me te shkelqyera per qytetaret e tyre te pare. Keshtu qe forumet do te mblidhen per te bekuar ate cka po propozojne qytetaret ne strukturat e Partise Demokratike ne te kater anet e vendit. Puna eshte intensive dhe ju e dini qe ne prej kohesh kemi dhene udhezimin qe te fillohet puna per programin dhe tani ato jane ne finalizimin e tij - deklaroi z. Berisha. Demokratet pohojne se kryeqyteti do te jete fortesa kryesore per te cilen do te luftojne ne 8 maj. Nenkryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka por edhe kryetari i Komisionit te Sigurise Leonard Demi parashikojne nje gare te forte por te fituar ne te gjithe vendin.
Deri tani te pakten besoj se do te kandidoje per Partine Socialiste kryetari i kesaj partie Edi Rama. Lufta edhe politike me e madhe do te jete ne Tirane. Sigurisht edhe qendrat e tjera te medha si Durresi Elbasani Vlora qe jane deri me sot te kontrolluara nga opozita e majte do te jene pika te forta te betejes sone - tha Paloka. Kurse deputeti tjeter i PD-se Leonard Demi u shpreh Ne pergjithesi une mendoj se fushata po ecen mjaft mire. Kandidatet jane disa ne nuk i percaktuam por derguam me te mundshmit ne kryesine qendrore. Ne shpresojme qe ta thellojme rezultatin pozitiv ne radhe te pare ne Tirane. Sigurisht edhe ne gjithe Shqiperine. Ne baze te nenit 19 te statutit te PD-se grup-seksionet propozojne emrat per drejtues te rinj te pushtetit vendor. Ato koordinojne veprimtarine politike te partise ne seksionet e tij perberese sipas detyrave te kryesise se deges ose nendeges dhe organeve qendrore te partise vendosin per kandidaturat qe do tu propozoje organeve vendimmarrese te partise per pushtetaret lokale te territorit te tij perzgjedhin ndermjet propozimeve te seksioneve kandidaturat per organet e partise kur numri i tyre eshte i konsiderueshem dhe kur ua kerkojne organet eprore. Emrat e propozuar percillen ne kryesine e nendegeve dhe me pas ate te deges se PD-se e cila perbehet nga nje numer anetaresh me te drejte te fituar anetare te PD-se ku bejne pjese ministrat me banim aty deputetet e Kuvendit te Shqiperise qe kane dale ne territorin perkates kryetari i qarkut kryetari i bashkise se kategorise se pare kryetaret e organizatave partnere nese ka organizime te tilla qe perputhen me organizimin e grup-degeve perkatese sekretari i deges dhe te nendegeve kryetari i bordit financiar trezorieri. Kryesia e PD-se se Tiranes po ne perputhje me dokumentin themeltar te PD-se eshte kompetente per te miratuar pas konsultimeve me nendeget perkatese te partise kandidaturat qe perfaqesojne PD-ne ne zgjedhjet elektorale. Kurse ne baze te nenit 34 te statusit te kesaj partie kandidaturat per zgjedhjet ne pushtetin lokal e Kuvendin e Shqiperise konsultohen nga gjithe anetaresia e PD-se. Kryesia e nendeges formulon propozimet ne emer te saj sipas procedurave te percaktuara nga Kryesia e PD-se dhe ia paraqet kryesise se deges. Kryesite e degeve vendosin per kandidaturat e keshilltareve lokale komuna bashki qark. Per bashkite e kategorise se pare lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesia e deges miratohet nga Kryesia e PD-se. Me orientim te Kryesise se PD-se kryesite e degeve mund te vendosin edhe per kandidatet e PD-se per kryetare lokale me me pak se dy mije votues. Kryesia e PDSH-se duhet te informohet per cdo hap te procesit te daljes se kandidaturave. Ajo ka te drejten e nderhyrjes sa here qe e sheh te domosdoshme.