E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton fshatrat turistike ndryshimet per marrjen e pronesise

Perfitimet akuza te ndersjella pozite-opozite ne Kuvend. Xhaferaj Perfituesit e vetem abuzive Rama dhe ish-ministrat e PS-se

Mazhoranca dhe opozita kane debatuar per disa ore lidhur me nje ndryshim ne ligjin per fshatrat turistike. Drafti i diskutuar dje ne seance plenare ndryshon ligjin e vitit 2009 duke i dhene te drejte cdo personi te stimuluar qe ka zbatuar kontraten e qerase qe te ruaje te njejten marredhenie dhe te mos detyrohet te bleje truallin. Por kjo nisme ligjore eshte shfrytezuar nga opozita per te akuzuar mazhorancen per perfitime personale. Ne reagim ndaj tyre ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferaj citoi nje deklarate te ish-ministrit te Turizmit Besnik Dervishi ne vitin 2003 sipas se ciles politika e fshatrave turistike u kthye ne fshatra turistike te politikes. Kjo deklarate - tha Xhaferaj - fakton me se miri ate cka beri realisht e majta gjate qeverisjes se saj. Me tej duke mbrojtur ligjin ministri tha se ai nuk ben gje tjeter vecse rregullon maskaraden e pergatitur nga opozita e sotme. Te vetmit perfitues - tha Xhaferaj - jane ministrat dhe ish-ministrat e dikurshem te cilet ne menyre abuzive perfituan nga keto politika lehtesuese per turizmin.

Debatet

Seanca e djeshme plenare eshte kthyer ne nje arene debatesh se cili pushtetar ka vila apo prona te fshatrat turistike. Ligjvenesit socialiste kerkuan sqarime nga ministri perkates lidhur me ndryshimet e bera ne ligj por edhe se kush perfiton realisht prej tij duke mos kursyer edhe akuza politike per perfitime abuzive te mazhorances. Lidhur me akuzat politike te opozites Xhaferaj theksoi se te vetmit perfitues te ketij ligji jane ministrat dhe ish-ministrat e dikurshem. Ky ligj planifikon te pastroje te gjithe llumin qe u krijua para 2005-s nga disa ministra te qeverise socialiste. Dhe sa here qe ju te ngrini ceshtjen une e kam pergjigjen nga nje paragraf i ketij shkrimi ketu. Kjo eshte gazeta zyrtare e PS-se Zeri i popullit dhe ketu ne 3.12.2003 eshte prononcuar nje minister i atehershem zoti Besnik Dervishi ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne gazeten e partise tregon se kush ka qene politika juaj. Ky realisht pastron te gjithe pacavuren qe ju krijuat me turizmin ne Shqiperi. Ministri juaj thote Shnderrimi i politikes se fshatrave turistike ne fshatra turistike te politikes. Sa here do merrni fjalen keni nga nje paragraf ketu nga gazeta e partise suaj dhe nga ministri juaj - tha ai. Xhaferaj theksoi se fryma e vetme politike e opozites eshte ajo e perfitimit. Vetem ne vitin 2002 thote ministri i turizmit i asaj kohe qeveria filloi te hapte petet e byrekut me shume dhjame. Kishte ndodhur ajo qe pritej zyrtare te papergjegjshem e kishin trajtuar bregdetin si prone te babait. Sa here te flisni ketu keni nje paragraf. Keta keni qene. E shikoni sa te mire jemi ne po ju shpelajme dhe ju po bejme te paster te gjithe pacavuren qe ngritet ne 2005. Me kete ligj perfitojne te gjithe ata zyrtare ministra dhe ish-ministra te asaj kohe dhe zyrtare te papergjegjshem qe ne vend te ndertonin fshatra turistike bene vila private - tha ai.

Ndryshimet ne ligj

Ministri Xhaferaj tha se ndryshimet ne ligj jane bere pas shqetesimeve te ngritura nga biznesi. Ai sqaroi se deri ne vitin 2005 u ndertuan disa fshatra turistike disa prej te cilave kane ruajtur destinacionin e tyre ne baze te nje marreveshje qeraje per 25 vjet me te drejte perseritje deri ne 99 vjet me entin e atehershem rregullator qe sot eshte Agjencia Kombetare e Turizmit. Por disa prej perfituesve nuk e respektuan kete marreveshje dhe ne vend te fshatrave turistike ndertuan rezidenca banimi. Ne nentor 2009 ne kaluam nje ligj per te bere legalizimin apo per ta pastruar kete problematike te 2009. Jane disa kompani qe kane ruajtur destinacionin si Makalbania ne Golem te Durresit qe ka ruajtur destinacionin. Ata shprehen kete shqetesim dhe thane ne nuk jemi te interesuar te kthehemi ne pronare te truallit sepse jemi shume te kenaqur me marreveshjen e qerase. Drejtoria juridike dhe e Turizmit e analizoi problemin dhe ata kishin te drejte prandaj dhe sollem ndryshimet - tha ai. Nderhyrja e dyte behet ne piken 6 te nenit 14. Ndermarrja e legalizimeve qe eshte ekzekutuesi i praktikave qe parashikon ligji i 2009 e gjen bllokues piken 6 te nenin 14 e cila thote qe 20 per qind paguhen nga subjekti i stimuluar apo subjekti qe ka marreveshje qeraje dhe 80 per qind nga ai qe ka blere banesen. Duke qene se keta persona te stimuluar te shpallur kryesisht para vitit 2005 nuk shfaqen jane jobashkepunues ne proces u vendos qe procesi te shkoje drejt finalizimit qe e gjithe kjo vlere pra jo 20 me 80 por 100 te kaloje te personi i interesuar qe do te beje privatizimin e objektit - sqaroi ai. por sipas ligjvenesit socialist Arben Malaj ndryshimi nuk jep zgjidhjen perfundimtare. nderkohe qe deputeti Erion Brace theksoi se ndryshimet ne ligj jane vetem per interes te qeveritareve. ai permendi shume nga ministrat e kabinetit Berisha te cilet sipas tij kane deklaruar ne ILDKP se zoterojne prona ne fshatrat turistike cka i ben ata dhe perfitues nga ndryshimet ne ligj.

Fshatrat turistike Alibeaj Rama dhe Beqja konflikt interesi

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj doli dje ne mbrojtje te ndryshimeve ne ligjin Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin. Gjate fjales ne seance plenare ai deklaroi se filozofia e te berit politike e opozites eshte vetem tu referohen disa fotografive panoramike te vilave qe kushedi ku i kane gjetur apo dhe per te listuar anetare qeveri. Ne fakt duket qe eshte shume mjerane si strategji politike per te goditur cdo iniciative ligjore - tha ai. Alibeaj shtoi se historite politike te opozite nuk kane lidhje me kete ligj por ate te deklarimit te pasurive. Ne lidhje me ligjin e deklarimit te pasurise e konfliktit te interesit ne kete salle eshte debatuar vetem per dy paste konkrete nje per njerin prej kolegeve tane i cili ka rene tashme ne rrjetin e konfliktit te interesit sepse ne nje qytet turistik ne qytetin e zotit Xhaferaj ka marre ca para nga bashkia perkatese dhe tashme eshte nen investigim nga ILDKP. Dhe tjetri eshte rasti qe do bjere shume shpejt eshte ai rast i nje personi qe deklaron se ne gjithe keto vite ka vetem 3 mije euro pasuri - deklaroi ai. Lidhur me draftin Alibeaj kujtoi se ne 2005 kjo qeveri ne te gjitha trashegimite e veta aspak kulturore kishte dhe legjenden urbane te bere me fshatrat turistike. Legjende sipas te ciles ishte nje vend perrallor per njerezit qe vendoseshin ne krye te agjencise perkatese se fitimet ishin perrallore per keto leje per fshatrat turistike - tha ai. Ligjvenesi demokrat theksoi se qe nga 2005 nuk eshte dhene nga kjo mazhorance e qeveria asnje leje. Ishte nje problem per te rregulluar marredheniet e pronesise per lejet e dhena se kishte ndodhur qe gjithe subjektet e stimuluar qe ishin nisur nga qellimi per ti sherbyer turizmit te kishin marre privilegje per te ndertuar fshatrat turistike por ne menyre korruptive kontratat perkatese te zhvillimit dhe qerase ishin shkelur duke mos paguar qerane dhe ndertime jashte planit. Shume nga ata qe tregon Xhaferaj kishin marra me leverdi vilat dhe fshatrat turistike. Kjo ishte situata qe duhet te rregullohej me ligj. Morali ishte te paguhej deri ne 1 vlera e tregut per perfitimin e vilave. Ligji i 2009 percakton pikerisht kete gje. Kush do donte te behej pronar i ndertimeve duhet te paguante ne favor te shtetit dhe shteti tia kalonte ate ish pronare vleren reale te tregut - sqaroi ai duke theksuar se ky eshte nje ligj qe ka funksionuar 100 per qind.

Bode Perfituesit e fshatrave turistike ne grupin e PS-se

Ministri i Financave Ridvan Bode hedh poshte deklaratat e deputetit socialist Erion Brace lidhur me perfitimet nga ligji i fshatrave turistike. Brace pyeti ministrin e Turizmit nese kreu i Financave perfitonte nga ky ligj. Ne pergjigje te saj Bode theksoi se Brace mashtron sepse ai nuk perfiton asgje. Zoti Brace mashtroni dhe genjeni ne kete parlament. Nga ky ligj nuk perfitoj asgje. Kam blere nje apartament ne zonen e plazhit i cili eshte i hipotekuar me leje te dhene nga kryetari i komunes te PS-se dhe i hipotekuar qe ne kohen e partise suaj dhe prandaj do ta votoj ligjin se nuk kam konflikt interesi - tha ai. Bode vijoi duke thene se perfituesit reale jane ne grupin socialist. Ata deputete socialiste ish-ministra apo jo qe jane bashkepronare ne zonen turistike qe kane ndertuar vila dhe pallate te cilat mund te jene blere nga deputete te krahut te djathte gjate periudhes qe keni qene ju ne pushtet se qe kur jemi ne nuk eshte ndertuar asnje fasha turistik. Kini kurajen dhe kerkojuni deputeteve tuaj qe jane ne konflikt interesi si zhvillues te zonave turistike ish ministra dhe te tjere qe mos ta votojne. Zhvilluesit e fshatrave turistike i keni ne grupin tuaj dhe kete e dini mire - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›