Grupet amerikane pro-demokracise ne Egjipt

Disa organizata amerikane te ndihmave po perballen me akuza kriminale ne Egjipt per nxitje te protestave pro-demokracise kunder regjimit ushtarak te vendit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Chris Simkins njofton se prokuroret egjiptiane thone se do te gjykojne dhjetra punetore te organizatave jo-qeveritare perfshire 19 amerikane ne lidhje me hetimin.
Tensionet mes Shteteve te Bashkuara dhe Egjiptit po shtohen lidhur me akuzat se grupe pro-demokracise me qender ne Shtetet e Bashkuara po perdorin financime te huaja per te inkurajuar protesta kunder drejtuesve ushtarak te Egjiptit. Polemikat u pershkallezuan pasi nje minister ne kabinetin egjiptian akuzoi Uashingtonin se po kerkonte qellimisht te krijonte kaos per ta ndalur vendin te perparonte.
Organizatat jo-fitimprurese me baze ne Shtetet e Bashkuara i mohojne keto akuza. Ata thone se kane zbatuar ligjet egjiptiane dhe kane mohuar favorizimin e ndonje partie politike te vecante.
Ne dhjetor forcat egjiptiane te sigurimit bastisen zyrat e 17 grupeve jo-fitimprurese qe moren financime te huaja duke marre dokumenta dhe kompjuterat. Ky veprim ka indinjuar administraten Obama e cila ka kercenuar te nderprese me shume se 1 miliarde dollare ndihma per Egjiptin ne se ceshtja nuk zgjidhet.
Zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit per te Drejtat e Njeriut Michael Posner thote se autoritetet egjiptiane nuk duhet te kufizojne punen e organizatave jo-qeveritare.
Une e shoh situaten e kater organizatave amerikane si pjese e nje diskutimi me te gjere per rolin e OJQ-ve ne kete shoqeri. Ka OJQ nderkombetare dhe ka organizata egjiptiane lokale. Te gjitha grupet kane nevoje te operojne lirisht pa pengesa mbi baze te permbajtjes se punes se tyre.
Kater nga organizatat jofitimprurese jane me seli ne Uashington dhe disa marrin financime nga qeveria amerikane.
Grupet pro-demokracise si Instituti Demokratik Komber dhe Instituti Republikan Nderkombetar po punojne ne Egjipt dhe ne dhjetra vende te tjera. Grupet perqendrohen me shume ne edukimin e partive politike per te zhvillua platforma ne edukimin e grupeve civile si te nxisin kauzat e tyre dhe ne trajnimin e vezhgimit te zgjedhjeve.
Michele Dunne eshte eksperte per Egjiptin ne institutin Keshilli i Atlantikut ne Uashington.
Eshte e nevojshme te kuptohet se nje shoqeri e gjalle dhe e lire civile eshte po aq e rendesishme sa procesi i demokratizimit dhe zgjedhjet e lira. Keto lloj OJQ-sh po perpiqen te bejne kete pune ne Egjipt ashtu si ne te gjithe boten. Nuk ka asgje te vecante apo te dyshimte rreth punes se tyre.
Gjate 30 viteve te fundit Shtetet e Bashkuara kane financuar grupet pro-demokratike qe punojne ne vende si Rusia Zimbabveja dhe Venezuela. Por analistet thone se punonjesit e organizatave jo-qeveritare ne disa raste jane kercenuar ose jane pare me dyshimin se kane nje program ne vende te tjera.
Analisti Eric Trager ne Institutin per Politikat e Lindjes se Afert ne Uashington thote se media shteterore egjiptiane duhet te ndale deklaratat e rreme rreth punes qe bejne grupet pro-demokracien ne vend.
Media shteterore ka qene shume agresive ne ndjekjen e ketyre OJQ-ve dhe portretizimin e tyre si vegla amerikane.
Ndersa ngerci mes Kajros dhe Uashingtonit vazhdon mbrojtesit e te drejtave te njeriut thone se shpresojne se akuzat kriminale kunder grupeve pro-demokracise ne Egjipt te terhiqen. Ata thone se organizatat e ndihmave thjesht po trajnonin njerezit per te marre pjese ne zgjedhjet qe kerkon te mbaje regjimi ushtarak i vendit.