E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama për djegien e Kuranit: Zotohem për hetim të plotë

Zyra e presidentit afgan Hamid Karzai deklaroi se presidenti amerikan Barak Obama i ka dërguar një letër në Kabul për të kërkuar falje zyrtarisht për djegien e Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Karzait citohet Obama të ketë thënë se incidenti nuk ishte i qëllimshëm. Ai thuhet se është zotuar për një hetim të plotë.

Djegia e kopjeve të Kuranit ka nxitur protesta masive në Afganistan, disa prej të cilave kanë rezultuar të dhunshme.

Vetëm të mërkurën u raportua për shtatë të vdekur.

Ndërsa, sot, NATO njoftoi se një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane ka qëlluar për vdekje dy ushtarë të misionit paqeruajtës ISAF.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›