Tërbohen afganët nga djegia e Kuranit, vriten dy ushtarë të NATO-s

NATO ka bër të ditur se dy ushtarë të saj janë vrarë gjatë ditës së sotme në provincën Nangahar nga një “person që mbante të veshur uniformën e Armatës Kombëtare Afgane”, i cili gjuajti me armë në drejtim të tyre.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë, pas thirrjes së talebanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t`i vrasin, rrahin dhe t`i zënë robër”- si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.
Në vazhdimësi edhe sot janë zhvilluar protesta në pjesë të ndryshme të Afganistanit.
Afganët e zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur gurë, për të shfryrë mllefin ndaj djegies së Kuranit.