Grupet parlamentare të BE vendosin marrëveshjen për Shqipërinë
11/06/2010 Drafti parashikon dhe formën e vlerësimit për fletët e votimit
BRUKSEL- Dy grupet kryesore në Parlamentin Evropian, PPE dhe Socialdemokratët, kanë rënë dakord për një draft zgjidhje, të cilën do tia propozojnë Tiranës zyrtare për të nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Ndërkaq burimet jo zyrtare bëjnë të ditur se në një nga pikat e marrëveshjes do të saktësohet dhe forma që do të ndiqet në çështjen e fletëve të votimit. Për këtë mësohet se çështja do të kalojë në rrugën institucionale, ku kjo pikë do të kërkohet të shqyrtohet prej Gjykatës Kushtetuese, e cila më pas do të mund ta dërgojë për mendim pranë Komisionit të Venecias. Në këtë mënyrë plotësohet kërkesa e të dy palëve, por nga ana tjetër dhe të dy palët do të kenë pikat e tyre të pakënaqësisë.
Takimi ka qenë i fshehtë jo vetëm për mediat, por edhe për eurodeputetë të ndryshëm, ndërsa në mbledhje PPE dhe Socialdemokratët evropianë janë përfaqësuar nga kryetarët dhe nënkryetarët respektivë. Mësohet se i pranishëm gjatë bisedimeve mbi Shqipërinë ka qenë edhe kreu i delegacionit për Ballkanin, Kukan.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, u shpreh se “Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike evropiane do ta firmosin atë me dy liderët, Kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Evropian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike evropiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave”. Ndërkaq zyrtari i Parlamentit Evropian nënvizoi se të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes, ndërsa shtoi se ky draft është mjaftueshëm fleksibël për tu pranuar nga të dyja palët.
Sipas eurodeputetit Boshtinaru, nuk ka pse të përsëritet një darkë e dytë e nivelit "CROCODIL". Por shtoi se “nëse drafti pranohet, ai do të firmoset shpejt edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Komisionit gjithashtu.