Lamtumirë njërit prej Zhejëve
11/06/2010 “Nuk kam dhënë aq sa kam dashur, jo se nuk kam dashur unë, por sepse nuk kam mundur…”. Kështu do të shprehej më shumë se një vit më parë profesori, studiuesi, shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Zheji në një intervistë. E megjithatë ai dha, e si për të përmbushur “dhënien”, dje dha edhe të fundmen frymë, për të mos ndjerë më lodhje fizike… Një grahmë e lëshuar në kufi të asaj bote dhe Gjergj Zheji fizik nuk është më mes nesh. Ai mbylli sytë në moshën 84-vjeçare në shtëpinë e tij. Pleqëria e kishte rënduar prej kohësh e megjithatë në ato pak minuta “freskimi” ai gjente kohë të punonte…. La pas vepra të pabotuara, studime të tëra të pashteruara sidomos në lëmin e folklorit dhe jo vetëm. Zhejin e ngacmonte edhe krijimtaria artistike, një “oaz” ku ai çlodhej dhe përtërihej.
Romani i tij dyvëllimësh që e kishte titulluar “Sëmundja e lirisë”, nuk mundi të shkojë në dorë të lexuesit në gjallje të autorit. Një roman për të cilin Zheji ka lexuar “Republikën” e Platonit, roman të cilin ka nisur ta shkruajë herët e që më pas e rishikoi dhe që fokusohet në vitet ’80.
Vetë Zheji do të shprehej: “Më kanë mbetur shumë për të botuar e nuk e di se sa do të jetoj që të shikojë ndonjë prej tyre të botuar. Më ka mbetur nga folklori, të cilin ne e kemi të mbledhur shumë, por pak të studiuar. Për shembull proza e folklorit, përrallat janë të pastudiuara. Këto përralla janë filozofia e këtij populli, e kjo filozofi është e pastudiuar. Duhet riparë edhe letërsia e shkruar…”.
Në të njëjtën kohë një përkthyes me përvojë, janë të shumta veprat e shqipëruara nga Zheji. Bashkë me vëllain e tij, Petro Zhejin, kanë sjellë të shqipëruara vepra të njohura të letërsisë botërore. Me origjinë nga Zagoria e Gjirokastrës, emri i Zhejit lidhet me përkthimin e “Don Kishotit”, “Republikës” së Platonit, “Aventurat e Hakëlberi Finit” të Mark Tueinit, etj.
Nga romanet e shkruara prej tij mund të përmendim “Rrusha”, më i njohuri i autorit apo një prej krijimeve të fundit “Mjelma”. Ndër veprat studimore më të plota të Zhejit, krahas studimeve të folklorit është “Baza e vargëzimit shqip” dhe studime për metrikën. Njohës i disa gjuhëve të huaja, si: rusisht, anglisht, italisht, frëngjisht, emri i Zhejit lidhet edhe me krijimtarinë filmike. Skenarist i disa filmave ai ka punuar për një kohë të gjatë edhe në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Profesor Zheji do të përcillet sot për në banesën e fundit. Homazhet për nder të tij do të mbahen në orën 12.00-13.00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Presidenti Topi ngushëllon familjarët e Gjergj Zhejit
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të Gjergj Zhejit në të cilin thuhet: “Të dashur familjarë të të ndjerit Gjergj Zheji. Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Gjergj Zhejit, njeriut që gjithë jetën dhe veprën e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik e patriotik të përkthimit dhe promovimit të gjuhës dhe kulturës së kombit shqiptar. Kjo figurë e shquar dhe me vlera unikale në përkthimin, hulumtimin dhe studimin rrënjësor të kryeveprave të letërsisë dhe gjuhësisë botërore shqiptare përçoi tek lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe, me një ndjenjë të lartë profesionalizmi dhe besnikërie, vlerat më të spikatura të gjuhës shqipe dhe letërsisë globale.
Me humbjen e Gjergj Zhejit, letërsia dhe gjuha shqipe e lëvruar humbën një ndër kolosët e saj, kolegët një ndër pikat kryesore të referimit akademik dhe njerëzor dhe familja njeriun më të shtrenjtë. Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”