Hipotekat, arrestohen dy persona për falsifikim
11/06/2010 Nëndrejtori Spaho hetim në gjendje të lirë
Policia nëpërmjet operacionit “Sporteli i hapur” arrestoi dje në Tiranë 2 dy shtetas për falsifikim të formularëve dhe në hetim të lirë për një shtetas i akuzuar për shpërdorim detyre. Seksioni Kundër Korrupsionit pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me njësinë hetimore Taks-Forcë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, pas një hetimi u arrestuan shtetasit Shkëlqim Petrit Levanaj, 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Orion Sotiraq Kolezi, 29 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë. Ndërsa bëhet e ditur se do të vijojë hetimi në gjendje të lirë për nëndrejtorin e zyrës së Regjistrimit të Pasurive, Altin Bashkim Spaho, 38 vjeç, në Poliçan – Skrapar dhe banues në Tiranë, me profesion inxhinier.
Këto shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njërin-tjetrin dhe persona të tjerë, (ku dyshohen punonjës të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë parash prej 50 mijë lekësh në këmbim të lëshimit të një vërtetimi hipotekor, për një apartament të ndodhur në Tiranë.
Për shtetasit e sipërcituar u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga nenet 245/2 dhe 190 të Kodit Penal.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një shumë parash prej 50 mijë lekësh. Një automjet e tipit “benz ” me targa të huaja, 3 celularë, si dhe një numër i konsiderueshëm formularësh të plotësuar dhe të paplotësuar certifikatash dhe vërtetimesh të hipotekës.