E Diel, 1 Nëntor 2026

Aplikimi, Berlini: Të shqyrtohet raporti i OSBE-së

“Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu, vitin e kaluar, ne kemi rritur deri në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë për periudhën 2009/10, pothuaj duke e dyfishuar atë. Volumi i përgjithshëm i kësaj ndihme arrin në afro 1 miliard euro.  Edhe numri i bursave të vëna në dispozicion, më së shumti për të rinjtë, në vitin 2009 pothuaj u dyfishua”, thuhet në njoftimin për shtyp nga kjo ambasadë. 

Duke iu përgjigjur pyetjes, se kur do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë, ambasada gjermane thekson se: “Lidhur me këtë ne, së bashku me anëtarët e tjerë të BE-së jemi shprehur, se kjo duhet të ndodhë pas përmbylljes së zgjedhjeve parlamentare dhe paraqitjes së një vlerësimi mbi zgjedhjet nga OSBE/ODIHR. Vlerësimi mbi zgjedhjet u publikua nga ODIHR-i në mbrëmjen e 14.09.2009. Në këtë kohë këshilli i fundit i ministrave të jashtëm ishte tashmë duke zhvilluar punimet. Tani, ne së bashku me partnerët tanë të BE-së do të diskutojmë mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të marrin një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›