E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi G, kualifikohet Sevilja, enigmë vendi i dytë

Skuadra e drejtuar nga Manuel Himenez kaloi në epërsi që në minutën e 14-të, kur kapiteni Hezus Navas dërgoi topin në rrjetë, pas pasimit të marrë nga Luis Fabiano. Kaq për pjesën e parë, që nuk solli gjë tjetër për t’u shënuar.

Në 45 minutat e dyta gjermanët shfaqen më këmbëngulës në fushën e lojës, duke e rritur presionin në portën e portierit Varras. Por goli do të vinte vetëm në minutën e 79-të, kur Kuzmanoviç lëshon një “silurë” me të djathtën nga jashtë zone, duke e dërguar topin në portën vendase.

Barazimi i mjaftoi Seviljes për të siguruar kalimin për në fazën tjetër, në kuotën e dhjetë pikëve. Në takimin tjetër të grupit G, Unirea Urziceni befasoi përsëri, kësaj here duke i marrë një pikë mjaft të çmuar Gllasgou Rejnxhërsit në Rumani.

Të dy golat u shënuan në fundin e pjesës së dytë. Skocezët kaluan të parët në avantazh me anë të Mek Kullog në minutën e 79-të, por barazoi gjithçka Onofras dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me anë të një supergjuajtjeje nga rreth 25 metra.

Pas katër ndeshjesh në grup, rumunët ngjiten në vendin e dytë me 5 pikë, dy më shumë se Shtutgarti dhe tre më shumë se Gllasgou Rejnxhërs i vendit të fundit. Në takimet e ardhshme, Shtutgarti udhëton drejt Skocisë në një ndeshje që do të përcaktojë shumë, kurse Sevilja e kualifikuar luan në transfertë ndaj Unireas.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›