Kuvendi zgjedh kryetaren e re të KKRT-së
Endlira Bushati do të drejtojë këtë institucion pas largimit të Nesila Dodës, e cila u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët kanë miratuar me 68 vota pro dhe 4 abstenime, Bushatin për të qenë në krye të KKRT-së. Gjithashtu, është zgjedhur edhe Suela Musta, si anëtare e KKRT-së, pas largimit të Mark Markut, i cili është zgjedhur deputet.
Bushati ka qenë këshilltarja për çështjet ligjore e kryeministrit Berisha dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndërsa Suela Musta ka punuar si gazetare dhe së fundmi ka punuar pranë zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, drejtuar nga Jozefina Topalli. Ndërkohë, deputetët kanë shkarkuar me shumicë votash, Detar Hysi anëtar i këtij institucioni.
Shkarkimi i tij u bë pasi Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë një padi në Prokurori, për shkak se ai ka fshehur një pasuri shumëmilionëshe dhe nuk e ka justifikuar në mënyrë bindëse këtë pasuri. Sipas ILDKP-së, kjo pasuri rezulton të jetë bërë në kohën kur ai ka punuar si kryetar i Zyrës së Përmbarimit në Tiranë. Shuma për të cilin akuzohet ai është 7 milionë lekë të reja.