E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi Little Big Town me album te ri para publikut

Grupi i muzikes kantri Little Big Town ka hedhur se fundi ne treg albumin e tij te katert me titull The reason why. Ky album po renditet i pari ne klasifikimet e muziks kantri ketu ne SHBA. Grupi Little Big Town do te nise ne muajin nentor turneun e tij nderkaq qe eshte kandidature per cmimin e grupit dhe vokalit me te mire te muzikes kantri qe do te zhvillohet ne Nashville.

Grupi Little big town ka hedhur ne treg albumin e tyre te ri me 12 kenge te reja. Ky album titullohet The reason why.

Karen Fairchild Kimberly Schlampan Prillip Sweet dhe Jimi Westbrook formuan grupin Little Big Town ne vitin 1998. Fillimisht ata punuan me kompanine e regjistrimeve Monument Records ne vitin 2002 me pas bashkepunuan me Equity Records ne vitin 2008 dhe po ne te njejtin vit nga bashkepunimi me kompanine Capitol Records doli ne treg albumi i tyre i trete A place to land.

Pervec sfidave ne karrierenn e tyre profesionale pjestaret e grupit u perballen dhe me pengesa personale. Por gjate 5 viteve te kaluara te gjithe pjestaret e grupit jane martuar dhe kane lindur femije. Ata thone se kenget e albumit flasin per veshtiresite e jetes se tyre.

Titulli i albumit pershtatet krejtesisht me jetet tona. Muzika ka qene motivi qe na ka dhene force dhe na ka udhehequr per te bere te gjitha gjerat qe kemi realizuar ne jete.

Kenga Little white church ishte kenga e pare e albumit The reason why. Kjo kenge u mireprit nga tregu dhe arriti te renditej e 6 sipas klasifikimit Billboard.

Ndonese grupi eshte krahasuar me grupet Fleetwood Mac apo ABBA ata thone se nuk kane ndermend te heqin dore nga rrenjet e tyre ne muziken kantri.

Muzika kantri eshte zemra jone dhe mendoj se eshte shume mire kur muzika kalon kufijte ne menyre te natyrshme. Ne duam qe muzika jone te degjohet anembane botes por zemra jone eshte tek muzika kantri.

Per te 4 vite me rradhe grupi Little big Town eshte kandiduar per cmimin e muzikes dhe vokalit me te mire. Ndarja e cmimeve te muzikes kantri do te mbahet ne Nashville ne 10 nentor.

Muajin e kaluar Little Big Town nisi nje tur koncertesh me Sugarland. Ndersa ne nentor do te nisin turneun e tyre.

Nga albumi The reason why kenga Kiss goodbye.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›