E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Shkumbini mund Vllaznine 1-0

Durres Teuta merr tri pike perballe Elbasanit. Sot do te luhen tri takime te tjera

Me dy ndeshjet e luajtura ne Peqin dhe Durres filloi dje edhe java e tete e Superliges Shqiptare. Ne Peqin vendasit e munden Vllaznine me golin e shenuar ne minuten e fundit ndersa ne Durres Teuta mundi lehtesisht Elbasanin e demoralizuar.

Shkumbini - Vllaznia

Nje gol i minutave te fundit i realizuar nga zevendesuesi Altin Gerbovic i siguroi nje fitore te ngushte 1-0 Shkumbinit ne sfiden ndaj Vllaznise ne takimin hapes te javes se 8-te te Kategorise Superiore. Nje fitore shume e rendesishme per Shkumbinin - e treta sezonale - e qe i con peqinasit ne kuoten e 11 pikeve po aq sa Vllaznia por me golavarazh me te mire se shkodranet. Takimi pati grinte dhe emocione. Ne pjesen e pare kulmet ishin nje shtylle e goditur nga mesfushori i Vllaznise Armando Vajushi 25 si dhe dy raste te pashfrytezuara nga Nora dhe Mustafaj per Shkumbinin. Fraksioni i dyte nisi me perpjekjet e Nores per peqinasit dhe te Sinanit per shkodranet. Ne te 60 sulmuesi i Shkumbinit Erion Mustafaj nuk arriti te shenonte perballe portierit malazez te Vllaznise Miroslav Vujadinovic nderkohe qe dhjete minuta me pas portieri mik shmangu ne goditje kendi nje gjuajtje te rrepte te Emiljano Veliajt. Trajneri Agim Canaj luajti karten e fundit duke zevendesuar sulmuesin Erion Mustafaj me boshnjakun Altin Gerbovic dhe 24-vjecari ia shperbleu me golin e shenuar vetem nje minute perpara perfundimit te kohes se rregullt. Ndersa per Shkumbinin kjo ishte fitorja e trete ne tete jave per Vllaznine kjo rezultoi humbja e trete duke nderlikuar jo pak pozitat e trajnerit malazez te kuqebluve Mojash Radonjic. Ne javen e 9-te Shkumbini do te perballet me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta ndersa Vllaznia do te prese ne shtepi Flamurtarin.

Teuta - Elbasani

Ne Niko Dovana te Durresit vendasit e Teutes vinin ne kete sfide me moral te larte ndersa miqte nga Elbasani ishin te ngarkuar psikologjikisht edhe per faktin se nje dite me pare pas nje vendimi te FIFA-s i jane hequr 3 pike ne renditje. Mosshlyerja e nje ish-lojtari te Elbasanit Darko Peric para dy sezonesh ka bere qe ky i fundit te hape gjyq dhe te ankohet ne FIFA. Kjo e fundit i ka dhene te drejte futbollistit ne fjale qe duhet te demshperblehet me 11 mije euro nderkohe qe Elbasanit i hiqen 3 pike nga klasifikimi me kercenimin tjeter se po nuk pagoi shumen ne fjale per Pericin do te zbritet direkt edhe nga Superliga. Kjo situate e cila ka ardhur para ndeshjes se javes se 8-te me Teuten i ka trazuar jo pak ujerat ne kampin verdheblu. 3 pike te hequra nga renditja 11 mije euro qe duhen paguar per llogari te kroatit Peric por edhe nisma per ta apeluar kete vendim e ka zhvendosur disi vemendjen e drejtuesve dhe lojtareve te Elbasanit nga gara cka eshte dukur qarte edhe ne fushen e lojes ku Elbasani eshte mposhtur totalisht nga durrsaket sidomos ne pjesen e pare. Djemte e detit kane krijuar mjaft raste te pastra per gol ne porten e Llanit por jane mjaftuar me shenimin e dy golave ne minuten e 34-t me ane te Mirel Cotes sulmuesit te spikatur te Teutes dhe 4 minuta me vone ne te 38-n ka finalizuar lushnjari Pepa. Duke i siguruar keshtu fitoren Teutes ne pjesen e pare per te menduar me shume per mbrojtjen e rezultatit ne 45 minutat e dyta. Ne fraksionin e dyte ka pasur njefare reagimi nga miqte verdheblu te cilet kane krijuar edhe momente te mira per shenim por e kane pasur disi te pamundur ta prekin rrjeten e portes durrsake. Ia kane arritur kesaj vetem ne minuten e 83-te pas nje kombinimi mes Sadikut dhe te futurit ne pjesen e dyte Lloga kur ky i fundit ka realizuar golin e pare verdheblu. Por nuk ka pasur shume minuta ne dispozicion te miqve per te barazuar duke mos bere dot me shume se kaq ne kete ndeshje te cilen e ka fituar Teuta me rezultatin 2-1 duke marre kesisoj edhe 3 pike te arta duke e pare veten ne pozita kreu pas 8 javesh kampionat. Ne anen tjeter Elbasani futet keshtu ne nje situate te rrezikshme pasi gjendet ne kuoten e 6 pikeve fare afer fundit te klasifikimit.

Sot

Sot do te luhen edhe tri ndeshje te tjera te kesaj jave. Ne Vlore skuadra e vendit te trete Flamurtari do te prese kurbinasit e Lacit me te cilet ka vuajtur jo pak edicionin e shkuar. Skuadra e Gugash Maganit vjen ne kete sfide pas humbjes 3-1 ne Peqin nje jave me pare cka e ben te domosdoshme autokritiken e kuqezinjve para tifozeve te vet. Me te njejtin rezultat jane mundur ne ndeshjen paraardhese te kampionatit ne Kruje edhe kurbinasit cka shkaktoi jo pak probleme te trajneri Nica qe deklaroi doreheqjen por me pas u rikthye ne drejtimin e Lacit nga presidenti Laska. Po sot duke nisur nga ora 1300 do te luhet ndeshja Skenderbeu-Kastrioti. Ne stadiumin e Korces i rikonstruktuar teresisht por ende i gatshem per tu luajtur me drita sikurse ishte parashikuar do te ballafaqohen dy kundershtare me synime te kunderta. Skenderbeu i drejtuar nga trajneri Shkelqim Muca dhe i financuar fuqishem nga presidenti Agim Zeqo i ka bere te qarta objektivat e vet fitimin e trofeve kombetare cka do te thote se ne ndeshjet ne shtepi po e po por edhe ne transferta te marre sa me shume 3-pikesha detyrim i cili eshte vene per kuqebardhet edhe per sfiden ndaj Kastriotit. Krutanet nga ana e tyre vetem nje jave me pare e kane shijuar fitoren ne kete kampionat ndaj Lacit keshtu qe shkojne ne Korce te etur per pike. Ndersa ne kryeqytet ne oren 1400 Dinamo kampione ne fuqi kryesuese e kampionatit per momentin do te ndeshet me Bylisin e Ballshit. Blute e drejtuar nga argjentinasi Luis Blanko e kane te qarte misionin e vet te mposhtin mallakastriotet e drejtuar nga maqedonasi Ilievski. Ndeshja ne fjale eshte edhe nje sfide mes trajneresh te huaj qe drejtojne ne kampionatin shqiptar por dinamovitet jane te favorizuar. Te pakten ne leter sepse luajne ne fushen e tyre kane lojtare mjaft cilesore dhe vijimesi pozitive ne 7 jave kampionat. Bylisi dhe Dinamo do te sfidojne njeri-tjetrin pas barazimesh te arritura ne javen paraardhese. Dinamo me Tiranen ndersa Bylisi me Skenderbeun.

Renditja

Nd. Pike

1. Dinamo 7 16

2. Skenderbeu 7 13

3. Flamurtari 7 13

4. Teuta 8 12

5. Shkumbini 8 11

6. Vllaznia 8 11

7. Laci 7 10

8. Tirana 7 9

9. Kastrioti 7 7

10. Elbasani 8 6

11. Bylisi 7 4

12. Besa 7 4

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›