E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kengetarja Selin Dion lind binjake

Kengetarja e mirenjohur Selin Dion ka permbushur me se fundi endrren e saj per tu bere perseri nene. Ajo lindi 2 binjake nje djale dhe nje vajze. Bashkeshorti i saj Rene Anxhelil i cili eshte njekohesisht edhe menaxheri i kengetares e konfirmoi sot njoftimin se bashku me mjekun e kengetares 42-vjecare ne spitalin St. Marys Medical Center ne Palm Beach te Florides.

Cifti Angelil-Dion kane nje djale 9-vjecar por kengetarja ishte shprehur prej kohesh qe donte femije te tjere. Binjaket linden nje muaj me heret. Selin pritej te lindte ne nentor por u shtrua ne spital per kontroll pas disa shqetesimeve qe sic duket rezultuan ne lindjen e parakoheshme te binjakeve.

Selin Dion me origjine nga Kebeku i Kanadase ka fituar pese here cmimin Grammy dhe ka shitur miliona disqe te kengeve te saj kryesisht te interpretuara ne anglisht. Ne fillim te ketij viti ajo njoftoi se po kthehet ne Las Vegas per nje kontrate 3-vjecare me hotelin Ceasars Palace ku do te interpretoje ne koncerte te rregullta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›