E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi Parlamentar i PD-së takim me përfaqësues të PPE-së, Bardhi: Shqipëria në fokusin evropian

Partia Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ndodhet në Shqipëri për një mision faktmbledhës mbi standardet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të vitit të kaluar.

Gazmet Bardhi ka dhënë detaje pas takimit që ka zhvilluar Grupi Parlamentar i PD-së me përfaqësuesit e Partisë Popullore Europiane.

Bardhi thekson se vizita e përfaqësuesve të PPE-së është sinjal se zhvillimet në Shqipëri janë në fokusin evropian.

Postimi i Gazment Bardhit

Shqipëria në vëmendjen e EPP

Sot, sëbashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.

Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.

Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.

Faleminderit EPP për mbështetjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›