E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi Parlamentar për Integrime Evropianë vizitoi ZAMV-në

Grupi parlamentar për Integrime Europiane ka vizituar sot Zyrën Administrative të Kryesia e ZAMV-së ka pritur sot grupin parlamentar për Integrime Europiane me të cilët ka biseduar për riatdhesimin dhe riintegrimin e personave të kthyer nga vendet e treta.

Në bisedë me parlamentarët kryesuesja e zyrës, Adrijana Hodzic ka folur për të kthyerit nga vendet e treta dhe që atyre duhet t’ju lehtësohen procedurat për plotësimin e kërkesave si dhe t’i ipet prioritet sigurimit të strehimit të banimit familjeve të cilat nuk posedojnë kurrëfar pasurie në territorin e Kosovës, sepse siç thotë ajo ka edhe të atillë të cilët posedojnë pasuri në vendet rurale ndërsa kërkojnë banim në qytet.

Drejtoresha për Qështje të Komuniteteve dhe Informim Publik, Suada Korenica ka shtuar se në gjashtë muajt e kaluar kanë pranuar për shqyrtim 4 kërkesa nga ana e personave të riatdhesuar, nga të cilat 3 familje serbë dhe 1 shqiptare.
“Kërkesat e dorëzuara në ZAMV nga ana e 4 familjeve të cilat janë kthyer nga vendet e treta ka shqyrtuar komisioni i Zyrës Administrative dhe në bashkëpunim me MPB ju janë siguruar strehimi, pakot ushqimore dhe higjijenike si dhe materiali pë ngrohje” ka thënë Suada Korenica.

Përfaqësuesja e grupit parlamentar Vjosa Osmani ka thënë se Zyra Administrative e Mitrovicës Veriore çdo ditë e më shumë po tregon se është në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës veriore, pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike.
Grupi parlamentar është befasuar këndshëm me punën dhe funksionimin e ZAMV-së kështu që në këtë takim kanë biseduar edhe për gjetjen e modaliteteve për zgjidhjen dhe lehtësimin e procedurave për personat e riatdhesuar nga vendet e treta.

“Në vazhdim kemi biseduar për gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme, në mënyrë që personat e riatdhesuar t’i shmangen procedurave byrokratike dhe në këtë mënyrë kjo do të ishte një rrethanë lehtësuese edhe për MPB dhe ZAMV-në gjithashtu”, ka thënë Blerta Deliu. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›