Kapet kontrabanduesi i emigrantëve

Policia e Kosovës e ka prangosur një shtetas kosovar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” në Gjilan, i cili ka tentuar që të largohet për në shtetet e Bashkimit Evropian dhe dyshohet se i njëjti është i përfshirë edhe në kontrabandë me emigrantë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar menjëherë në stacion të policisë për intervistim.
Ndërsa në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që i dyshuari të shoqërohet në prokurori ku do të intervistohet nga ana e prokurorit. Policia është duke u marrë me hetimin e këtij rasti./Indeksonline/