Grupi britanik “The Overtones” përmend Shqipërinë

Javën e kaluar, pjesëmarrësi në “Voice of Albania”, Emin Syla, këndoi këngën “ Gambling Man”, hit ky i njohur i bendit britanik “The Overtones”.
Performanca e Eminit, përveçse u lavdërua nga anëtarët e jurisë së “Voice of Albania” dhe u mirëprit nga publiku, mori komplimente edhe nga vetë grupi “The Overtones”. Në fakt, ishte Emini ai i cili u sugjeroi anëtarëve të grupit që ta dëgjonin verzionin e këngës që e këndoi ai, nëpërmjet një publikimi në “Twitter” , ku më pas djemtë iu përgjigjën menjëherë duke shprehur pëlqimin e tyre. “Ishte kënaqësi të kuptosh që ti e dëgjon Gambelin Man. Është kënaqësi gjithashtu të shohësh njerëzit që e këndojnë atë në Shqipëri. Vazhdo të këndosh”, kanë shkruar djemtë e “The Overtones”./Indeksonline/