E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i Drenicës: Nuk kemi kryer krime lufte

PRISHTINË- Ish-komandantët e UCK-së, anëtarë të atij që njihet si Grupi i Drenicës, kanë mohuar të kenë kryer krime lufte gjatë përballjes së tyre me Prokurorin e EULEX-it Maurizio Salustro.

Deri tani ka përfunduar marrja në pyetje e ish -komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili është pyetur vetëm për pozitën e tij si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i përgjithshëm i saj në kohën e luftës. Avokati tij Tomë Gashi tha se klienti i tij, kësaj here nuk është pyetur edhe për dhunën fizike, për të cilën akuzohet nga prokuroria. Pala mbrojtëse ka paraqitur kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit, dhe marrjen e një mase më të lehtë, pasi sipas avokatit Gashi, nuk ka asnjë arsye që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ndërkohë, Sahit Jashari ka mohuar vrasjen e nje cili serb, per çka dyshohet nga prokuroria.

Përveç, Sylejman Selimit dhe ish-Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku të dyshuar janë edhe ish- komandanti i brigadës 111, Jahir Demaku; vëllai i tij Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi. Që të gjithë të dyshuarit gjenden në Qendrën e paraburgimit qe prej muajit të kaluar. Sipas prokurorise ish- anetaret e UCK-së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK’së në Likovc (Komuna e Skënderajt). 

(e.m/News24/BaklanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›