E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ndërton ujësjellës 10 mln euro në veri të Kosovës

ZUBIN POTOK– Në Zubin Potok është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit rajonal për tri komunat në veri të Kosovës.

Marrëveshjen, përveç drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, e kanë nënshkruar edhe kryetarët e komunave (ilegale) të Zubin Potokut, Zveçanit e të Mitrovicës Slavisha Ristiq, Dragisha Miloviq dhe Dragisha Vlashkoviq si dhe përfaqësuesi i kompanisë “Jedinstvo” AD nga z Sevojna.

Vlera e projektit është mbi 10 milionë euro ose në dinarë serbë 1.168.145.000, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 18 muaj.

Siç njofton B92, Vulin ka shfaqur shpresën se kjo verë do të jetë e fundit me cisterna uji në Mitrovicë e në Zveçan.

“Kjo dëshmon se kur jemi unikë dhe kur punojmë mund të bëjmë çdo gjë. Këto tri komuna dhe shteti i tyre ia kanë dalë ta shpien në fund fillimin e këtij projekti dhe tani mund të themi se fëmijët tanë në Zubinom Potok, Zveçan e Mitrovicë do të pinë ujë cilësor sikur në Novi Sad, Beograd ose në Kralevë”, - ka thënë Vulin.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›