Londër, Rama takon Tony Blair: Takimi për piketat e para të qeverisjes
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, në Londër. Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social 'Facebook”, theksoi se në fokus të bisedës me ish-kryeministrin britanik ishin piketat e para të qeverisjes.
“Takim pasionues rreth 2 orë me km Blair për piketat e para të qeverisjes.”- shkruan Rama në “Facebook”, ku publikoi edhe një fotografi të takimit.
Vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme, Rama zhvilloi një takim me Blair, të cilin e ka njohur me programin për një "Rilindje Shqiptare" dhe prioritetet e qeverisjes së majtë pas 23 qershorit.
Gjatë këtij takimi, një temë e rëndësishme e bisedës ishte propozimi i Partisë Socialiste për taksimin e ndershëm, si dhe sistemin universal shëndetësor, bazuar në eksperiencën e suksesshme britanike.
Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish-kryeministri britanik.
"Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes", - e ka siguruar kreun e PS-së, ish-kryeministri laburist.
(m.a/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama nesër në Itali, takon kryeministrin Enrico Letta