Grupi i PD: Konsensus që debati për programin të bëhet pas 2 ditësh
TIRANE- Para mbledhjes së Kuvendit, ku pritet të paraqitet programi i qeverisë ‘Rama’, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur një mbledhje në selinë blu.
Mbledhja e të djathtëve ka nisur rreth orës 10:15 dhe u diskutua në lidhje me qëndrimin që kjo forcë do mbajë për programin e qeverisë së re.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, mësohet se të djathtët kanë rëndë dakord që debati për programin të zhvillohet pas dy ditësh.
Nga PD konfirmohet se mazhoranca ka rënë dakord që opozitës t'i jepet koha e duhur për tu njohur me programin. Edhe PD konfirmon faktin që sot pritet të prezantohet në Kuvend vetëm programi dhe të shtyhet debati.
(m.a/BalkanWeb)