E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stano: KE pret konsensus nga Parlamenti i ri. Jetike për integrimin

BRUKSEL-Integrimi Europian është një qëllim i përbashkët i shumicës së qytetarëve shqiptare.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimi Europian, Shtefan Fyle. 'Komisioni Europian beson se Parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike do të vazhdojë të fokusohet te përpjekjet mbi këtë objektiv të rëndësishëm',- deklaroi zëdhënësi Stano për gazetarin e "News 24", Erion Kacorri.

“Komisioni Europian pret që Parlamenti i ri do të punojë në shpirtin e konsensusit dhe kompromisit dhe do të sigurojë që dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet. Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë jetik për tu perballur me sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian”.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Parlamenti i ri mblidhet pasdite, Rama prezanton programin qeverisës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›