Përkeqësohet moti, probleme në Mirditë, Shkoder, Kukës e Burrel
MIRDITE- Përkeqësohet moti në vend, i nxehti dhe temperaturat e larta ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut në të katërta anët e vendit. Si pasojë e reshjeve të dendura raportohet për dëme, përmbytje dhe bllokimie rrugësh në Shkodër, Mirditë, Pukë, Burrel e Kukës.
RRËSHQITJE GURËSH NË BURREL-TIRANË, BLLOKOHET NJË KAH I RRUGËS
Ora 11:45- Probleme nga shirat janë krijuar edhe në aksin rrugor Burrel-Tiranë, ku raportohet se ka pasur rënie të një masivi me gurë. Për pasojë është bllokuar një kah i kësaj rruge, në vendin e quajtur Shkopet.
BLLOKOHET RRUGA NË DALJE TË TUNELIT TË KALIMASHIT
Ora 11:42- Mësohet se si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe rruga në dalje të tunelit të Kalimashit, pikërisht në segmentin Fan-Reps.
Shkak për bllokimin janë bërë reshjet intensive që shkaktojnë shembje të gurëve.
‘SHIU’, RRESHQITJE GURESH NE KUKES-KALIMASH
Ora 11:40- Edhe në aksin rrugor Kukës-Kalimash janë shfaqur probleme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Sipas njoftimit nga personat që udhëtonin në këtë aks, shiu ka shkaktuar rëshqitje gurësh në rrugën kryesore, duke vështirsuar kështu qarkullimin në të dyja anët e rrugës. Gjithashtu, aksi Kukës-Peshkopi , ka pasur rrëshqitje dherash, në vendin e njohur "Ura e Lapajve"
PERKEQESOHET MOTI, DEME NE PUKE E SHKODER
Ora 11:30- Përkeqësimi i kushteve atmosferike, të cilat në orët e mesnatës u shoqeruan më reshje të dendura shiu e shtrëngata, ka bërë që në territorin e qarkut Shkodër të shkaktohen dëme të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të prefektures, dëmet më të mëdha janë regjistruar në rrethin e Pukës, ku si rezultat i reshjeve të pandërprera dhe me intensitet, jane përmbytur akset rrugore të qytetit, ndërkohë që jane bllokuar disa nga akset rrugore kryesore kombëtare që shërbejnë si lidhje e qytetit të Pukës me Shkodrën, rrugen e kombit dhe Tiranën.
Sipas të njëjtit burim, reshjet e dendura të shiut, si dhe era e fortë kanë shkatuar dëme edhe në zonat malore të rretheve Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku përveç fryrjes së përrenjëve që kanë vërshuar në akset rrugore duke u bërë problem për qarkullimin e automjeteve, janë konstatuar edhe dëmtime të shumë pemëve dekorative.
RESHJET, DEMTOHEN VARREZAT NE KOMUNEN KACINAR TE MIRDITES
Ora 09:40- Reshjet e dendura që në orët e para të mëngjesit, kanë shkaktuar probleme të shumta në Komunën Kaçinar, të Mirditës.
Burime nga vendngjarja, bënë me dije se rreshjet kanë shkaktuar rrështiqje dheu duke dëmtuar varrezat e fshatit, gjithashtu është përmbytur godina e komunës Kaçinar dhe shkolla.
Rreshjet e shiut kanë sjellë edhe bllokimin e rrugës që lidh komunën Kaçinar me Rrëshenin.
PROBLEME NGA SHIRAT EDHE NE LAC, PËRMBYTEN RRUGË E DYQANE
Ora 09:30- Rikthimi i reshjeve, ka sjellë probleme edhe për qytetin e Laçit. Sipas korespondentit të News 24, rreshjet e shiut kanë kaluar trotuaret dhe kanë mbërritur deri tek katet e para të banesave dhe të dyqaneve, duke i përmbytur ato. Shiu gjithashtu ka bllokuar rrugët dytësore të qytetit të Laçit, prandaj lëvizja e automjeteve funksionon vetëm në rrugën kryesore.
(m.s/m.a/BalkanWeb)