E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PD, Shehu, Mima dhe Maliqi "rebelohen" para Berishës

TIRANE- Tre deputetë demokratë kanë shprehur shqetësimet e zonave të tyre elektorale duke demonstruar rezerva ndaj mënyrës së qeverisjes.

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit kuvendor, disa nga deputetët diskutuan problematikat e zonave elektorale për procesin e legalizimeve apo të pronave. Në mbledhjen pa praninë e mediave, mësohet se deputetët informuan kryeministrin për problemet që kanë hasur në zonat respektive, duke marrë mbështetjen për zgjidhjen e shpejtë.

FLORION MIMA: Z.Kryeministër, unë kam një shqetësim, që ka të bëjë me 1500 familje në zonën e Shkozës. Kanë që në kohën e Enverit që nuk marrin dot tapitë e shtëpive, ndaj gjykoj se do të ishte mirë që ky problem të zgjidhej, pasi presin një zgjidhje.
SALI BERISHA: Po merremi me këtë problem, por së shpejti do të ndahet si zonë kadastrale, dhe një pjesë mund të kalojë me Linzën, Dajtin, dhe sapo të bëhet ndarja do të fillojë menjëherë zgjidhja e tapive të tyre. Ata banorë do t’i bëjnë të tyret shtëpive, ua premtoj këtë.
SHEFREDIN SHEHU: Z.Kryeministër, për shkak të dëborës së madhe, ka disa zona në qarkun e Dibrës që vazhdojnë të jenë tërësisht të izoluara dhe që nuk kanë marrë dot asnjë ndihmë. Kanë mbetur të bllokuara. Mendoj se do të ishte mirë që të diskutohej edhe me OJQ-të, që të mblidhnim ndihma për t’u ardhur në ndihmë, pasi situata e tyre vazhdon të jetë e
përkeqësuar.
SALI BERISHA: Unë nuk mund t’i urdhëroj OJQ-të, nuk është në dorën time kjo, por ne kemi çuar ndihma edhe
në qarkun e Dibrës, sipas kërkesave të kryekomunarëve dhe kryepleqve. Por ka disa prej tyre që nuk kanë kërkuar ndihma, dhe pa kërkuar ata nuk´kemi si ta bëjmë. Gjithsesi, situata është nën kontroll dhe do t’i qëndrojmë pranë çdo banori që ka nevojë jo vetëm në Dibër, por në çdo zonë tjetër të bllokuar nga bora.
SHEFREDIN SHEHU: Kisha dhe një shqetësim tjetër, që ka të bëjë me subvencionimin e banorëve për arrorët…
SALI BERISHA: Do t’i marrin të gjitha paratë, pa problem, do të zgjidhet kjo çështje.
LEFTER MALIQI: Z.Kryeministër, unë kisha si shqetësim problemin e rrugës Lushnje-Berat, që të përfundojë e punimet mos të mbeten në mes...
SALI BERISHA: Z.Maliqi, po punohet dhe do të mbyllet brenda afateve të përcaktuara...
(Lexoni artikullin e plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›