Grupi i PD, firma për komision për masakrën e Tivarit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po mbledh firmat për krijimin e një komisioni hetimor, që do të zbardhë masakrën e Tivarit, në të cilën u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptarë të Kosovës, gjatë pranverës së vitit 1945. Sipas deputetëve nismëtarë, komisioni do të ketë në përbërje të tij 13 anëtarë, prej të cilëve 7 do t'i përkasin mazhorancës dhe 6 opozitës. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore, Partisë Demokratike i takon të ketë edhe kryetarin e këtij komisioni.
Nisma pritet të depozitohet nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe shumë shpejt ajo pritet të kalojë në seancë plenare për miratim. Afati i veprimtarisë së këtij komisoni është parashikuar të jetë 1 vit.
Komisioni do të hetojë për zbardhjen e plotë të fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive, që ccuan në masakrën e Tivarit.