E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë: Marrëdhëniet me Rusinë, pozitive



Shtëpia e Bardhë është shprehur se arrestimet e 11 të dyshuarve si spiunë rusë në SHBA nuk do të prishin marrdhëniet pozitive me SHBA-në.
Pas deklaratës së kryeministrit rus, Vladimir Putin i cili u shpreh se shpreson që arrestimi i 11 të dyshuarve si spiunë rusë të mos ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonit dhe Moskës edhe Shtëpia e Bardhë është shprehur shumë pozitivisht në lidhje me marrdhëniet midis dy shteteve.
"Jemi dëshmitarë të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kemi bashkëpunuar tek Kombet e Bashkuar për çështjen koreano-veriore dhe iraniane dhe nuk mendoj se këto arrestime do të ndikojnë në këto marrëdhënie", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Ndërkohë që Moska nga ana e saj nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili ndodhet për një vizitë në Izrael, kërkon sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë. Ndërkohë në Qipro është kryer arrestimi i një tjetër të dyshuari si spiun i cili është arrestuar me arsyen se ka informacione konfidenciale për SHBA-në. Sipas njoftimeve dyshohet se i arrestuari i kërkuar nga interpoli ka lidhje me 11 spiunët rusë të arrestuar një ditë më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›