Grupi i PS vendos sot nëse do hyjë në seancë

Grupi parlamentar socialist do të vendosë sot nëse do të shkojë në seancën e pasdites, pas refuzimit të nismës së tyre nga maxhoranca në seancën e 19 marsit. Kjo mbledhje e grupit parlamentar do të caktojë vetëm qendrimin ndaj seancës së sotme plenare, pasi për marrëdhëniet në vijim do të vendosë Asambleja Kombëtare ditën e shtunë. Ajo çka kanë deklaruar deri tani socialistët është se do të vijojnë protestat. Socialistët nuk do të marrin pjesë në komisionin hetimor të miratuar me votat e maxhorancës, por ndërkohë kërkojnë që PD-ja të tërheqë këtë vendim për t'i hapur rrugë kompromisit.