Berisha sot në Bruksel në samitin e Partive Popullore

Kryeministri Sali Berisha është nisur dje pasdite për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane.
Samiti do të zhvillohet sot në Bruksel, në Académie Royale De Belgique.
Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i PPE, Wilfried Martens, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek, si dhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian, si Angela Merkel, Francois Fillon,
Silvio Berlusconi, Donald Tusk, Fredrik Reinfeldt, Jan-Peter Balkenende, Traian Basescu, Boyko Borisov, Valdis Dombrovskis, Lawrence Gonzi, Jean-Claude Juncker, Joseph Daul etj si dhe Kryetari i Grupit të PPE në Parlamentin Evropian, Antonio Lopez-Isturiz, si dhe mjaft personalitete të tjera të rëndësishme evropiane.
Partitë Popullore Evropiane është grupi më i gjerë dhe më influent politik i së djathtës në Europë, në përbërje të të cilit janë të përfshira 72 parti anëtare nga 39 vende të Evropës dhe përfaqësohet nga grupimi më i gjerë politik në Parlamentin Evropian.