E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS Jo ligjit te mbeturinave


Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi.

Deputetët e PS-së do të kërkojnë me ngulm pengimin dhe mosmiratimin e tij, duke përdorur të gjitha format demokratike, deri tek ato më ekstremet, sic është kërkesa për mbajtjen e një referendumi për këtë cështje.

Ky do të jetë hapi i fundit përmes të cilit socialistët do të kërkojnë të ftojnë shqiptarët të vendosin mbi këtë iniciativë ligjore mjaft delikate dhe të rëndësishme.

Ndërkohë, pikat e tjera kanë patur lidhje Do të kërkojmë me ngulm mosmiratimin e ligjit, duke përdorur të gjitha format demokratike, deri tek ato më ekstremet, si mbajtja e një referendumi

Grupi parlamentar i PS me rendin e ditës së seancës së radhës në Kuvend dhe përgatitjen e përballjes politike me palën tjetër.

Ligji për importimin e mbetjeve, i miratuar në Parlament vetëm me votat e shumicës, u kthye në këtë institucion javën e kaluar nga presidenti Topi.

Ky veprim shkaktoi reagimin e Ministrisë së Mjedisit, që deklaroi se vendimi i presidentit kishte karakter politik, deklaratë që u hodh poshtë me indinjim nga kreu i shtetit.

Ndërsa Partia Socialiste pretendon se me këtë ligji do t’i hapet rrugë aferave të mafias, që është e përfshirë thellë në transportin e mbeturinave.

Vendimi i presidentit Topi u përshëndet edhe nga vetë kryetari i PS, Edi Rama, i cili në një editorial të tijin u shpreh se, "ai s’është një ligj për Shqipërinë europiane".

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Objekt nderimi i vizitës së presidentit Bamir Topi në Kucovë ishte inxhinieri polak Stanisllav Zuber. Profesor Zuber kontribuoi në vendin tonë nga viti 1927 deri në vitin 1947. PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Deputetët socialistë të Tiranës i kërkojnë kryetares së Kuvendit marrjen e masës disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e perjashtuar nga pjesëmarrja në seancat plenare për 15 ditë, pas fyerjeve dhe kërcënimeve që Berisha bëri ndaj deputetit, Sajmir Tahiri. Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore
Kryeministri Sali Berisha sërish ka ftuar kreun e opozitës Edi Rama, që në vend të paketës me 10 pika, të propozuara prej tij, të diskutojne dhe të bien dakort për reformën zgjedhore dhe reformimin e rregullores së kuvendit sipas standardeve të Parlamentit Europian, pasi cështjet e tjera, sipas kryeministrit janë të zgjidhura me Kushtetuten e vendit. Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së
Nga qyteti Shkodrës, aty ku vijoi përplasja e deklaratave mes drejtuesve të lartë të institucioneve shtetërore si Presidenca dhe Kuvendi i Shqipërise, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ju ka kujtuar politikaneve shqiptare se ai preferon gjuhen e Bashkimit Europian. Sherr dialektor apo elektoral?!
Skender Minxhozi - Duket si një film i parë dhe i stërparë. Jozefina Topalli që sulmon Bamir Topin. Njëri ndër ritualet e përsëritura të politikës shqiptare, të viteve të fundit.

Lajmet kryesore

Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Presidenti: Institucionet të merren me integrimin
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Fillon pretenca për Gërdecin

Shqiperia që po zvogëlohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›