E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje digjet fabrika


Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një fabrikë të prodhimit të sfungjerëve në afërsi të qytetit të Krujës.

Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë të godinës trekatëshe e më pas është përhapur në gjithë ndërtesën, duke rrezikuar edhe jetën e 80 punëtorëve.

Në tentativë për të dalë nga godina e fabrikës kanë mbetur të plagosur tre punëtorë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Zjarrëfikës të Krujës, Durrësit, Laçit dhe Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur ta vënë zjarrin nën kontroll.

Pranë godinës ndodhet edhe një cisternë e madhe gazi, e cila rrezikohej seriosisht. Policia ka evakuar banorët e zonës, ndërsa zjarri rrezikoi edhe ndërtesat përreth fabrikës. Dëmet materiale në godinë janë shumë të mëdha.

Ngjarja në fjalë është e ngjashme me atë të mbrëmjes së të shtunës, ku një zjarr përfshiu një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.

Një saldim i kryer fare pranë depozitave të naftës dhe depozitave të gazit mes fshatit Kashar dhe Domje për pak shkaktoi një katastrofë që fatmirësisht nuk ndodhi falë ndërhyrjes së menjëhershme të dhjetëra forcave zjarrfiksëse dhe policisë.

Nga ky zjarr mbetën të plagosur tre persona, punonjës të pikës së karburantit, të cilët u shoqëruan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Prokuroria e Përgjithshme i ka dorëzuar tre ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Lartë provën filmike të videos Meta-Prifti, për të filluar ekspertizën. Fillon pretenca për Gërdecin

Filloi sot në Gjykatën e Tiranës dhe po vazhdon ende, dhënia e pretencës nga ana e Prokurorisë për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Një javë e mbushur me vrasje
Java që sapo kaloi tronditi edhe njëherë opinionin publik në vend për një sërë krimesh të renda, duke lënë të kuptohet që rendi cënohet shpesh nga valë sporadike dhune, pavarësisht se shumë pak prej ngjarjeve kanë qenë me paramendim. Sarandë, ndalet trafikimi i drogës
Policia e Sarandës ka sekuestruar 69 kilogram drogë të llojit kanabis sativa në afërsi të fshatit Xarrë. Historia e një krimi shtetëror
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar të vlefshëm mandatin e arrestimit lëshuar nga gjykata e krimeve të rënda për Ilir Kumbaron nuk është gjë tjetër veçse një zhbllokim i procedurave të ekstradimit në Londër.

Lajmet kryesore

Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Presidenti: Institucionet të merren me integrimin
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Fillon pretenca për Gërdecin

Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›