Grupi i PS: Nuk do ta votojmë ligjin për amnistinë

Partia Socialiste do të jetë e pranishme në seancën e sotme plenare por nuk do të votojë projektligjin për amnistinë fiskale
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme në grupit parlamentar socialist ku kanë marrë vetëm një pjesë e deputetëve të opozitës.
Deputetët socialistë kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në sallë për të dhënë të gjitha argumentat e tyre në lidhje me këtë qëndrimin por do të vijojnë të mos votojnë asnjë projektligj të propozuar nga mazhoranca
Opozita ka deklaruar edhe më parë se nuk do ta votojë ligjin për amnistinë fiskale pasi sipas saj qeveria po e përdor atë për fushatë elektorale.