E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot votimi i amnistisë fiskale

TIRANE- Amnistia fiskale dhe shtyrja e afateve te Komisionit Hetimor per 21 janarin jane dy nga projektlogjet qe pritet te ndezin debate ne senacen plenare te Kuvendit. Senaca qe nis sot ne oren 10.00 u njoftua nje dite me pare nga kryesia e Kuvendit, e cila i beri me dije deputeteve takimin e radhes.

Kryesia e Kuvendit njoftoi thirrjen e seancës plenare, sipas konsensusit të arritur në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve.

Ne rendin e dites  eshte parashikuar per votim Projektligj Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor. (2 variante). Projektligji propozuar nga qeveria ka hasur kundershtimin e hapur te opozites, e cila e ka braktisur votimin ne komisionin e Ekonomise, duke e quajtur kete nje nisme te nxituar dhe vetem ne kuader te fushates elektorale.

Gjithashtu po sot, ne rendin e dites do te shqyrtohet edhe Projektvendim Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit të ngritur me vendimin nr. 82, datë 23.1.2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›