Kodheli: Projektligji për amnistinë, pazar qeveritar

Partia Socialiste është shprehur kundër projektligjit të propozuar nga qeveria për amnistinë fiskale.
Duke folur në seancën plenare të Kuvendit deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka theksuar se projektligji i amnistisë nuk është gjë tjetër përveçse një pazar qeveritar i cili nuk kërkon të zgjidhë problemet e biznesit por bëhet për fushatë elektorale.
“Ne jemi kundër sjelljes të dy projektligjeve që përplasen me njëra-tjetrën. Kjo është një tentativë për ta bërë opozitën fajtore që nuk bëhet palë e një pazari qeveritar” theksoi Kodheli.
Ajo gjithashtu i kërkoi mazhorancës që të rikthejë për diskutim projekligjin për amnistinë fiskale i cili duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.
Gjithashtu deputetja Kodheli ka theksuar se ligji I amnistisë është një tentavivë e mjerë e qeverisë për të reduktuar borxhin në rritje dhe për të përmirësuar finanancat e saj.
“FMN dhe Banka Botërore kanë folur për kujdesin që duhet treguar për efektin negative që mund të sjellë amnistia fiskale duke përmendur këtu edhe ndjesinë e pabarazizë që mund të promovohet mes qytetarëve theksoi Kodheli.
Më tej Kodheli theksoi se PS-ja nuk do të bëjë kompromis me votën e shqiptarëve duke bërë marrëveshje me paratë e krimit të organziuar apo kontrabandës.