E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS debat per votimin e imunitetit te Metes e Priftit

/ /

Socialistet kane kerkuar qe ceshtja e imunitetit te deputeteve te trajtohet vetem bazuar ne Kushtetute dhe jo ne modifikime te rregullores ndersa kerkuan hetim parlamentar per kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar socialist deputetet kane diskutuar ne prani te kryetarit te grupit Ruci rreth qendrimit qe duhet te mbajne sot ne seancen plenare te Parlamentit. Ne grupin socialist jane shfaqur mendime te ndryshme nese deputetet socialiste duhet te marrin pjese ne votimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve Prifti dhe Meta ne Kuvend por dhe propozimeve te reja te rregullores se Kuvendit. Deputetet socialiste i cilesuan propozimet e reja te rregullores nga maxhoranca si te njeanshme madje dhe si represive ndaj deputeteve te opozites pasi ne te parashikohen denime me te renda. Deputeti Bashkim Fino i cilesoi tendencioze propozimet e reja per rregulloren e Kuvendit. Maxhoranca po propozon nje rregullore se si te denoje sa me shume deputetet e opozites. Mbetet te vendoset ne rregullore se pas denimit te 30 diteve te denimit masa tjeter te jete rrahje me kamxhik nga kryetarja e Parlamentit mesohet te kete thene Fino. Ndersa deputeti Erion Brace ka propozuar ngritjen e nje komisioni hetimor per kryetaren e Parlamentit ku te hetohej e gjithe veprimtaria e saj ne krye te Parlamentit. Por deputetet socialiste nuk kane marre asnje vendim lidhur me qendrimin e tyre gjate seances se sotme pasi ata nuk kane pasur nje axhende zyrtare te punimeve te Kuvendit dhe se cfare qendrimi do te mbaje maxhoranca. Qendrimi final i socialisteve pritet te merret nga kryesia e grupit gjate seances. Deputetja socialiste Ermelinda Meksi kerkoi qe ceshtja e imunitetit te trajtohet vetem bazuar ne Kushtetute. Neser nuk mund te perziejme edhe propozimet e Saliut per lenien e imunitetit te deputetit edhe votimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve. Ne duhet te procedojme vetem sipas Kushtetutes per heqjen e imunitetit mesohet te kete thene zonja Meksi ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar. Ndersa deputeti Arben Malaj ka kerkuar nga grupi parlamentar te percaktohet nje qendrim i qendrueshem dhe jo spontan ne Parlament dhe jashte tij. Per Malajn me e rendesishme eshte e nesermja e aksionit opozitar dhe per kete ka kerkuar nje debat te hapur ne te gjitha strukturat e saj. Malaj ka kerkuar qe PS-ja te shprehet qarte perpara elektoratit per veprimet e saj te se ardhmes.

Diskutimet ne grupin e PS

Gramoz Ruci Ne duhet te shkojme ne Parlament dhe te shprehim qendrimin tone rreth perpjekjeve te kryetares se Kuvendit per ndryshimin e rregullores. Kjo po behet ne flagrance te plote me praktikat parlamentare kerkohet konsensus dhe diskutim per nje ndryshim te tille. Madje ndryshimet qe kerkohen te behen propozohen nga maxhoranca per te ndeshkuar deputetet e opozites. Qendrimin tone ne Parlament ne emer te opozites per ndryshimet e rregullores do ta mbaje shoku Namik. Kjo qe po ndodh eshte e papranueshme. Menyra se si po trajtojne dhe rastet Meta dhe Prifti mendoj se duhet tia leme maxhorances te merret duke mos shprehur asnje lloj interesi.
Fatmir Xhafa Nisur nga qendrimet qe maxhoranca e vecanerisht kryetarja e Parlamentit dhe kryeministri mbajne ndaj deputeteve te opozites ne duhet te rishikojme qendrimin tone me Parlamentin. Maxhoranca po tregohet e njeanshme nuk na jep fjalen na denon pa te drejte nuk pranon diskutimet tona. Kjo sjellje nuk ka lidhje me parlamentarizmin dhe rendin demokratik.
Erion Brace Ne Shqiperi ka rene parlamentarizmi eshte shkelur rregullorja ne menyre te perseritur po tentohet per nje tjeter goditje te saj bazuar ne orekset personale te Jozefines dhe Saliut. Une do te propozoja nje hetim te kryetares se Parlamentit hetim parlamentar hetim per financat e Kuvendit per emerimet nepotike te saj ne Kuvend por dhe ne administraten shteterore. Kjo situate nuk mund te tolerohet me dhe qendrimi yne duhet te jete i prere. Sa i perket imunitetit une nuk e pranoj te ma heqin. Per sa kohe kete ma ka dhene Kushtetuta nuk pranoj te hiqet imuniteti. Ne duhet te veprojme sipas Kushtetutes sa here te kerkohet heqja e imunitetit duhet ta votojme ne Parlament.
Damian Gjiknuri Ne qendrimet tona ne duhet te jemi te qarte. Neser ne axhende jane votimi per imunitetet e dy deputeteve Meta dhe Prifti. Ose te shkojme dhe te votojme heqjen e imunitetit te tyre ose te mos shkojme fare ne seance. Kjo na ben me te besueshem dhe para elektoratit se nuk ruhemi pas imunitetit por dhe qe jemi te gatshem per transparence. Nuk ka kuptim te shkojme dhe te largohemi nga Parlamenti.
Albert aci Ne duhet ti qendrojme vendimit tone politik per marredhenie te kushtezuar me Parlamentin. kuptim ka te votojme per imunitetet per sa kohe ne skemi votuar ceshtje e ligje te tjera shume here me te rendesishme. Ne svotuam per Gjykaten Administrative. Skemi pse marrim pjese ne kete votim.
Sajmir Tahiri Kryetarja e Parlamentit shkel vazhdimisht rregulloren shkel detyren duke persekutuar opoziten dhe duke mos luajtur rolin e saj kushtetues. Madje ajo shkon deri aty sa te propozoje ne fshehtesi ndryshime te rregullores. Une mendoj se ne duhet te cojme ne Gjykaten Kushtetuese aktet qe kane cenuar parlamentarizmin dhe ndryshimet e rregullores se Parlamentit.
Ilir Gjoni Dua te bej nje pyetje Pse sduhet te marrim pjese ne votimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve Ne duhet te tregojme vendosmeri ne luften kunder korrupsionit.
Arben Malaj Me duket se problemi nuk eshte vetem seanca e neserme. Ne kushtet ku ndodhet veprimi opozitar dhe sjellja e maxhorances ndaj opozites ne duhet te ndertojme nje strategji te qarte opozitarizmi. Nuk mund te vazhdohet me me qendrime spontane me hyrje-dalje ne Parlament apo mospjesemarrje ne komisione dhe prezence ne seance vetem ne 60 minutesh. Ne duhet te kemi te qarte se cfare do te bejme edhe pas protestes se 18 shkurtit perballe maxhorances dhe ketij Parlamenti.
Ermelinda Meksi Ne keto momente qe flasim kemi nje mungese te theksuar te transparences se asaj qe do te duhet te diskutoje dhe miratoje Kuvendi neser. Nuk dime se cfare do te sjelle ne seance zonja kryetare. Neser nuk mund te perziejme edhe propozimet e Saliut per lenien e imunitetit te deputetit edhe votimin per heqjen e imunitetit te dy deputeteve. Ne duhet te procedojme vetem sipas Kushtetutes per heqjen e imunitetit. Propozimet qe behen nga zonja Jozefine jane antikushtetuese. Partia Socialiste duhet ti perkushtohet heqjes se imunitetit vetem sipas Kushtetutes dhe asnje procedure tjeter.
Bashkim Fino Grupi parlamentar socialist sot gjendet me 3 deputete te perjashtuar nga kryetarja e Parlamentit. Qe ketu duhet te nise diskutimi dhe qendrimi yne perballe maxhorances. Ne duhet te shkojme ne Parlament dhe te denoncojme ndryshimet e rregullores qe propozohen nga maxhoranca. Kur PS-ja ka qene ne pushtet asnje ndryshim i rregullores nuk eshte bere ne kete menyre por gjithnje ka marre konsensusin e opozites se atehershme. Maxhoranca po propozon nje rregullore se si te denoje sa me shume deputetet e opozites. Mbetet te vendoset ne rregullore se pas denimit te 30 diteve te denimit masa tjeter te jete rrahje me kamxhik nga kryetarja e Parlamentit. Ska kuptim qe te votohet per heqjen e imuniteteve sepse nese ka vullnet politik le te ndryshohet neni ne Kushtetute dhe tu qendrojme vetem percaktimeve kushtetuese dhe jo rregulloreve te njeanshme te shumices. Kete procedure qe propozon Partia Demokratike e kemi aplikuar ne si deputete te PS-se gje qe u rrezua si procedure jo kushtetuese. Atehere PD-ja nuk e votoi nismen tone ndersa sot sjell ne Kuvend te njejten nisme. Kjo eshte absurde.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›